• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Feminicidi, kambanë alarmi! Të rritet bashkëveprimi i çdo institucioni apo aktori në shoqëri

by Java News
13/12/2023 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi të rritet bashkëveprimi i çdo institucioni apo aktori në shoqëri, si dhe solidariteti kundër dhunës në familje apo me bazë gjinore. Duke folur në aktivitetin e organizuar në përmbyllje të “16 ditëve kundër dhunës”, ministri tha se dhuna në familje mbetet ende shqetësim serioz megjithë masat e marra dhe ashpërsimin e tyre.

“Feminicidi, 11 raste janë në 2023, që do të thotë një kambanë e madhe alarmi për të gjithë ne. Prej ditës së parë në këtë detyrë i kam kërkuar Drejtorit të PSH për të hartuar një protokoll sesi trajtohet kontakti i parë i shtetit me viktimën. Sepse duhet të jetë me një qasje tjetër, të jetë edhe psikologu, i cili të incentivojë të treguarit të së vërtetës. U prek këtu rasti i Vlorës. Isha i bindur se nga ajo që ishte raportuar nga media, ishim larg të vërtetës. Kur fola d.p.d. me vajzën e dhunuar e kuptova se edhe punonjësit të PSH ishin sjellë si negociatorë që donin të gjenin një zgjidhje që të ishte e mirë për të gjithë, sipas tyre. Kjo mjafton për të treguar se ende nuk i kemi mekanizmat dhe protokollin e duhur. Vajzat dhe gratë që marrin përsipër të denoncojnë dhunën janë heroina, për të cilat duhet të kujdesemi në vijimësi, duke krijuar një sërë programesh sociale që ato të shkëlqejnë, që jeta e tyre pas denoncimit të jetë shumë e mirë pas denoncimit të rastit të dhunës, sesa ishte. Raste të tilla kemi, por si kemi promovuar sa duhet”, nënvizoi Balla.

Duke iu referuar të dhëna statistikore, ai deklaroi se këtë beteje nuk mund ta fitojë e vetme Policia, apo cilado agjenci qoftë.

“47% e grave kanë përjetuar një moment dhune në familje, apo formë tjetër dhune. Megjithë përpjekjet e PSH për të parandaluar krimet, ende është problem. Kjo është një betejë që nuk fitohet vetëm, nga PSH. Janë evidentuar 4700 raste të dhunës në marrëdhënie familjare dhe dhënë 2500 urdhra mbrojtjeje. Njerëzit ende nuk e dinë, se edhe vetëm ta ngacmosh një vajzë në rrugë është dhunë, ta përndjekësh është dhunë, ta ndalosh të shkojë në punë është dhunë, apo të përdorësh një fjalë pa vend ndaj një kolegeje deputete në Kuvend, është po dhunë. Dhe shpesh herë shembulli më i keq bëhemi ne deputetët burra, duhet të jemi shembull pozitiv në shoqëri”, apeloi ministri.

Më tej ai sqaroi se po zbatohet që prej shtatorit çdo ditë, Paketa e Sigurisë në Shkolla.

“Na duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të çuar para mesazhin që gjithë gratë e vajzat e Shqipërisë sonë, të lejohen dhe ketë potencialin e plotë për një të ardhme më të begatë për të gjitha. E përgëzoj faktin që këtu jemi të gjitha krahët e politikës bashkë, duke lënë në parlament sherret e ditës, për të dhënë një mbështetje këtij koalicioni të madh kundër dhunës mbi bazë gjinore dhe dhunës në familje”, mbylli mesazhin ministri i Brendshëm./m.j

Next Post
Nard Ndoka: E di Basha tabelën e shumëzimit? Po, por Rama e ka nxjerrë Lulin nga orbita…!

Nard Ndoka: E di Basha tabelën e shumëzimit? Po, por Rama e ka nxjerrë Lulin nga orbita...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
Minxhozi: Presidenti i ka pritur këta zotërinjtë që kërkojnë dialog dhe nuk janë paraqitur. Janë nisur të…!

Në ora 6 pas lufte te pijetorja “Te gota”!

February 1, 2026
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, Rama: S’do ketë më zyra fizike! Të njëjtin model do ndjekin edhe drejtoritë e tjera

February 1, 2026
VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

February 1, 2026
Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In