• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga perimetri i sigurisë deri te task-forca, Balla e Kushi shpallin ‘Paketën e Sigurisë’ në shkolla

by Java News
01/09/2023 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Liceun Artistik Jordan Misja këtë të Premte, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Të pranishëm ishin dhe Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtori i Policisë së Tiranës.

Fokus i kësaj konference ishte siguria e të rinjve, ku u paraqit paketa e re e masave për institucionet arsimore. Kushi deklaroi se do të vendosen oficerë policie edhe në shkollat 9-vjeçare dhe falënderoi Policinë e Shtetit për kontributin e vazhdueshëm në zgjidhjen e problematikave të hasura në shkolla.

“Nisur nga raportimi vjetor i oficerëve të policisë.,  e kemi nisur me 238 raste të zgjidhura, sot kemi 376 raste dhune apo konfliktesh që janë zgjidhur falë ndërhyrjes dhe menaxhimit. Viti shkollor 2022-2023 janë 46 raste të parandaluara nga oficerët e sigurisë.  Janë 2750 raste që nga bullizmi, kërcënimi, sharje, dhunë verbale apo fizike. 29% e rasteve janë dhunë fizike, mjediset më të shpeshta ku ndodhin aktet e dhunës janë ose në klasë kur mungon mësuesi ose në oborrin e shkollës, por edhe jashtë perimetrit të shkollë. 19% e rasteve ndodhin jashtë shkollës, por shumë pranë saj. Dua ta falënderoj Policinë e Shtetit sepse bashkëpunimi i tyre ka qenë i menjëhershëm, 16% e rasteve në total janë zgjidhur me ndërhyrjen e tyre”, tha Kushi.

Ndërkohë, ministri Taulant Balla renditi masat që do merren brenda këtij muaji në të gjitha shkollat parauniversitare të vendit. Që nga caktimi i një perimetri të sigurisë e deri te ngritja e një task-force të posaçme për të garantuar zbatimin me përpikmëri të kësaj pakete të shpallur sot.

“1 Shtatori është dita e duhur për të diskutuar shkollat dhe po ashtu për vitin shkollor, ndërsa gjimnazet hapin dyert pas pak ditësh. Ministria e Brendshme ka një përgjegjësi të madhe për garantimin e mbarëvajtjes së vitit të ri shkollor, Policia e Shtetit ka detyrën e garantimit të sigurisë publike, fëmijët i besohen shtetit kur shkojnë në shkollë. Kur i dorëzojnë fëmijët te dera e shkollës këtë vit prindërit duhet të jenë më të sigurtë sepse asnjë problematikë nuk do u ndodhë jo vetëm për brenda po edhe përreth ku ata natyrshëm kalojnë një kohë të gjatë.

Askush nuk duhet të guxojë të kryejë veprime të paligjshme brenda perimetrit të shkollave, sot shpallim një paketë të re masash në shkollat tona të arsimit parauniversitar. Do të normojmë perimetrin e sigurisë, hapësirat fizike ku fëmijët ndërveprojnë që përfshijnë të gjitha rrugët e rrugicat përreth shkollës e brenda saj. Do të identifikojmë dhe përcaktojmë brenda javës perimetrin e sigurisë të çdo shkolle, jo më pak se 50 metra në vijë ajrore rreth gardhit të shkollës. Do të propozohet brenda muajit një paketë e re ligjore për ndëshkimin e veprave penale. Objektivi ynë kryesor është parandalimi i kriminalitetit. Në ditët dhe javët në vijim unë pres nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë të ketë rezultate konkrete dhe t’ju përcjellim të rinjve ndjenjën e afërsisë dhe besimin te oficerët.

Bizneset tregtare që do të përfshihen në veprimtari penale të rënda në Perimetrin e Sigurisë së Shkollave do të përballen me të gjithë forcën e ligjit deri në mbylljen dhe konfiskimin e pasurive. Këtu dua të jem i qartë! Një bar, ai lokali përballë shkollës, brenda Perimetrit të Sigurisë, tek i cili do të provohet nga Policia dhe konfirmohet nga prokuroria dhe gjykata, përfshirja në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, do t’i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit tregëtar. Sa i përket sigurisë rrugore, do t’u kërkojmë Bashkive që të marrin të gjitha masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, brenda një afati 90 ditor nga sot. Në përfundim të këtij afati, përmes strukturave të Policisë Rrugore, do të kryejmë monitorimin e gjendjes së sinjalistikës së sigurisë dhe do të marrim masat ndërshkuese ndaj kryetarëve të bashkive, të parashikuara nga ligji për përmbushjen e këtij detyrimi.

Zbatimin e dënimit më të lartë të parashikuar nga Kodi Rrugor për tejkalimin e shpejtësisë në rrugët që përfshihen brenda Perimetrit të sigurisë së shkollave. Kam besim se Kuvendi i Shqipërisë, shumica dhe opozita, do të na mbështesin nëse do të jetë e nevojshme për ndryshime të reja në Kodin rrugor, të cilat lidhen me sigurinë e fëmijëve, nxënësve në rrugët brenda Perimetrit të Sigurisë.Në bashkëpunim me institucionet e arsimit, do të sigurohemi që mjetet për transportin e nxënësve të jenë të mirë identifikuar me logot dhe shenjat përkatëse, në mënyrë të unifikuar në gjithë vendin, dhe të qarkullojnë në kushte të larta sigurie teknike.

Duke filluar nga dita e hënë, 4 shtator, do t’i kërkojmë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), kontrolle të shtuara në të gjithë vendin në operatorët e shërbimit ushqimor të kategorive të ndryshme që veprojnë në Perimetrin e sigurisë së shkollave lidhur me kushtet e sigurisë ushqimore. Do t’u kërkojmë Bashkive dhe IKMT-së që, duke filluar nga e hëna 4 shtator, të kryejnë një plan inspektimesh të koordinuara për verifikimin e situatës në Perimetrin e Sigurisë së shkollave: duhet të sigurohemi që brenda Perimetrit të Sigurisë së Shkollave, të respektohen rregullat e sigurisë së ndërtimit, të mos ketë rrënoja a papastërti të çdo lloji për një mjedis të shëndetshëm. Do të imponojmë zbatimin e masës kufizuese të ndalimit të duhanit jo vetëm në institucionet arsimore por edhe në të gjithë Perimetrin e Sigurisë në shkolla. Monitorimin nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor të zbatimit të normave higjieno-sanitare në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.

Karshillëku që ndodh cdo ditë haptazi në kundërshtim me ligjin, duke iu shitur pije alkoolike të miturve duhet të përfundojë. Ligji ka katër vite që është ndryshuar dhe forcuar. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Policia e Shtetit duhet të bëjnë detyrën. Tregëtimi i alkoolit duhet ndaluar. Do të ngremë një Task Forcë të posaçme, të kryesuar nga Prefekti i qarkut, për të siguruar marrjen e masave brenda Perimetrit të sigurisë në shkolla. Ju, Oficerët e Sigurisë në shkolla, keni një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla. Si ndërlidhës ndërmjet shkollës dhe Policisë së Shtetit, Ju duhet të raportoni dhe menaxhoni në kohë dhe me përgjegjësi të gjitha situatat që mund të rrezikojnë apo cenojnë sigurinë publike. Qëllimi ynë është parandalimi i kriminalitetit dhe goditja pa kompromis e të gjithë keqbërësve që guxojnë të kryejnë veprimtari të paligjshme në Perimetrin e sigurisë.

Në ditët që vijnë, në bashkëpunim me MAS do të keni gati e raportimit të përjavshëm që do të duhet të plotësohet prej Oficerëve të Sigurisë në shkolla dhe t’i dërgohet Policisë së Shtetit lidhur me të gjitha situatat e konstatuara në ushtrimin e detyrës brenda shkollës dhe Perimetrit të Sigurisë. Falë afërsisë së Oficerëve të Sigurisë në shkolla me nxënësit dhe bashkëpunimit më të ngushtë të tyre me punonjësit e Policisë së Shtetit, duhet të bëjmë të mundur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe edukimin e tyre me kulturën e ligjshmërisë, përdorimin korrekt të internet-it dhe rrjeteve sociale, shmangien e bullizmit, krimit kibernetik në dëm të të miturve dhe parandalimin e atyre situatave që mund të vendosin në rrezik jetën dhe të ardhmen e brezit të ri.

Dua ta siguroj publikun, prindërit, gjyshërit, por edhe vetë nxënësit, se do të bëjmë gjithçka që kjo Paketë e re e Sigurisë në Shkolla të bëjë një ndryshim të madh, dhe e nesërmja të mos ngjasojë me të tashmen”, deklaroi Balla./f.s

Next Post
Ra në dashuri me “ushtarin” amerikan në rrjetet sociale, gjyshes italiane i vjedhin 200 mijë euro

Ra në dashuri me “ushtarin” amerikan në rrjetet sociale, gjyshes italiane i vjedhin 200 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

January 16, 2026
Mes Ramës dhe Berishës, Dash Sula zbardh “divorcin” me PD: Telefonata e fundit me Nokën…

Deklarata e Dash Sulës, zbulon episodin: Kur Berisha “më preu kokën” para zgjedhjeve, pata ofertë nga njerëz të PS

January 16, 2026
Përplasja me SHBA, Maduro mbyll kufijtë e Venezuelës

Komploti për vrasjen e Maduros, bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të liruar. Ambasada shqiptare në Brazil: Jemi në kontakt me familjarët

January 16, 2026
VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

VIDEO-Arrestimi i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, momenti kur shoqërohet në komisariat

January 16, 2026
Nuk ka zgjedhje në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt dhe qeverinë, Veliaj vijon detyrën si kryebashkiak

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë nga SPAK, Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Erion Veliajt

January 16, 2026
Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

January 16, 2026
VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Policia, njoftim zyrtar pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut të Durrësit: Akuzohet për..

January 16, 2026
Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

January 16, 2026
“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhunë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: Më ka ngacmuar dhe..

January 16, 2026
GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In