Me 10 tetor, ora 09:30, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputeti socialist Taulant Balla do të përballen në gjykatën e Tiranë lidhur me padinë që ky i fundit ka bërë ndaj shefit të opozitës.
Shorti i hedhur nga gjykata përzgjodhi gjyqtar të çështjes Gert Hoxhën.
Balla e ka paditur Bashën për shpifje, pasi ky i fundit e akuzoi si garant i futjes së 3.4 milionë eurove me “Toyota Yaris”, të bllokuara në portin e Durrësit më 23 qershor 2018.
Vetë Prokuroria ende nuk ka një përfundim në lidhje me këtë dosje që vijon të jetë në hetim.
a.ç