• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Depolitizim komisioneve zgjedhore, jo flamuj në shtylla, u bëmë gazi i botës

by Java News
23/12/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundimisht, reforma zgjedhore do të kryhet brenda 6 mujorit të fundit para datës së zgjedhjeve, duke shkelur kështu një rekomandim të rëndësishëm të Komisionit të Venecias, i cili thotë se ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor më vonë se 6 muaj para ditës së votimit, janë të gabuara.

Komisioni i posacëm parlamentar për këtë cështje është mbledhur vetëm 3 herë gjatë këtij viti, dhe, edhe pse do të bënte korrigjime të karakterit teknik dhe jo politik të Kodit, nuk ka marrë asnjë vendim.

Palët janë larg konsensusit për cështjet që kërkojnë secila, gjë që u dëshmua edhe në seancën e djeshme parlamentare. Ndryshimet do të kalojnë na parlament, në rastin më të mirë në janar.

Balla
Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Taulant Balla, tha se insiston tek propozimet e tij për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe pengimin e vendosjes së flamujve politikë në ambientet publikë në mënyrë abuzive.

“Ka një kërkesë e cila mbështetet nga të gjitha forcat politike në Shqipëri, me përjashtim të Partisë Demokratike, që është depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

Nuk ka mbarëvajtje të procesit zgjedhor në Shqipëri, nëse nuk depolitizohen komisionet. Është e papranueshme që partitë vetë votohen, vetë numërojnë votat.

Pozicioni i Partisë Socialiste është shumë i qartë, jemi të gatshëm t’i depolitizojmë komisionet zgjedhore. Nëse doni që të shtatë anëtarët, nëse nuk pranoni të shtatë, të paktën njërin, anëtarin e shtatë për të prishur kontrollin e partive politike nëpër komisione.

Ju kemi propozuar që anëtarin e shtatë të ZAZ-së të mos e emërojë as Partia Socialiste e as Partia Demokratike, por të emërohet në mënyrë të pavarur nga lista e noterëve publikë.

Ka ndonjë njeri në këtë sallë që të mendojë se noterët publikë janë të Partisë Socialiste apo Partisë Socialiste? Jo.”,-tha Balla. Ai u ndal tek financimi i partive dhe sponsorizimi i materialeve promocionale pa kriter.

“Në draftin e sjellë prej nesh, ne duam t’i japim fund historisë që i bën qytetet e Shqipërisë gaz i botës duke i mbuluar nga flamuj. 7 flamuj në një shtyllë, për çdo fushatë zgjedhore. Nuk ka hapsirë reklame në Shqipëri që nuk zihet nga fytyrat dhe banerat e partive politike.

Ne duam t’i heqim fare këto. Ke të drejtë të ekspozosh postera të një madhësie të përcaktuar, siç  e ka çdo vend europian 30 me 50 vetëm në hapësirat e përcaktuara me ligj, por jo t’ua nxijnë jetën qytetarëve shqiptarë duke vendosur poshtë çdo ballkoni nga një poster”,-tha Balla.

Ai u shpreh kundër votimit elektronik duke marrë si shembull vetë Amerikën. “U tha këtu dhe u soll si shembull, se në zgjedhjet presidenciale në Amerikë përdoret vetëm numërim elektronik.

Kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi vetëm 1/3 e shteteve të Amerikës përdorin këtë metodë. Të gjithë e dimë që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për votat në Amerikë përfundoi tre javë pas zgjedhjeve, dhe ka disa shtete amerikane të cilat janë kundër përdorimit të numërimit elektronik”,-tha Balla.

Megjithëkëtë ai i përsëriti Partisë Demokratike ftesën që të caktojë se në cilin qark ka dëshirë, sipas përcaktimit të Kodit Zgjedhor, të bëhet identifikimi biometrik i votuesve.

Bylykbashi
I menjëhershëm ishte reagimi i bashkëkryetarit për reformën zgjedhore, në lidhje me qëndrimin e Taulant Ballës. Bylykbashi tha se Balla po shkatërron çdo mundësi për konsensus. “Desha t’i kujtoj gjithë sallën, se atë që bën zoti Balla se ka bërë asnjë nga paraardhësit e tij në komisionin e reformës.

Po shkatërron çdo lloj mundësie për konsensus. Ka bërë vetëm deklarata në publik dhe asnjë mbledhje në komision. Me shkrim nga ju ka ardhur një vendim me shkresë për hedhjen e çakmakëve dhe flamujve në fushata zgjedhore.

Nuk keni sjell asgjë që trajton rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ftesa ime për ju është që ti lini deklaratat, por të arrijmë kompromis dhe jo në dëm të partive të vogla”, tha Bylykbashi.

ma.me

Next Post
Lul Berisha, pse i shpëtoi dënimit të përjetshëm i forti i Durrësit

Lirimi i Lul Berishës, në sitën e verifikimit edhe prokurorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In