• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Data e zgjedhjeve e panegociueshme, dialog pa kushte me opozitën

by A R
27/05/2019 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla siguroi sot se “zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen dhe nuk ka asnjë mundësi për të rishikuar datën e zgjedhjeve”.

I ftuar në një studio televizive, Balla tha se “edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i fushatës zyrtare për zgjedhjet e 30 qershorit, që janë zgjedhje shumë të rëndësishme në 61 bashkitë e vendit”.

“Disponibiliteti i PS-së dhe kryeministrit për dialog konstruktiv me PD-në ka qenë i vijueshëm. Kryeministri Rama i ka drejtuar Kryetarit të PD-së një seri kërkesash përmes disa letrave publike që kanë pasur në themel domosdoshmërinë për të dialoguar, sepse në demokraci dialogu pa kushte është i rëndësishëm”, tha Balla.

Por sipas tij, “Basha vazhdon të ngulmojë në humnerën ku vijon ta vendosë PD-në prej vitesh. “Kemi dorëzimin e mandateve dhe qasjen tjetër që nuk është e para në Shqipëri. E ka bërë para 20 viteve kur bojkotoi referendumin e Kushtetutës si dhe në zgjedhjet vendore të 2000, Shqipëria ka përjetuar një bojkot nga ana e PD-së në zgjedhjet vendore”, tha Balla.

Ai theksoi se zgjedhjet vendore nuk i përcakton një parti apo një tjetër, por janë të përcaktuara në Kushtetutë dhe 30 qershori është afati i fundit.

Duke folur për kërkesën për dialog, Balla tha se ne ofrojmë atë që mund të përcaktojë Kushtetuta, ndërsa data e zgjedhjeve nuk preket”. “Ka pasur kohë për zgjidhje që mund të përfshinin PD-në në zgjedhjet lokale, por 30 qershori është afati i fundit i përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta”, tha Balla, duke shtuar se data e zgjedhjeve është e panegociueshme.

Sipas Ballës, sondazhet tregojnë se PD është poshtë nivelit më të ulët historik që ka pasur në 1997. “Sot PD përpërlitet tek 20% dhe për këtë nivel kaq të ulët përgjegjësinë kryesore e mban lidershipi aktual i PD-së”, shtoi ai.

Megjithë dhunën që ka karakterizuar protestat e PD-së, Balla tha se “për fat të mirë Shqipëria vazhdon të jetë një nga destinacionet turistike më atraktive në Mesdhe. “Kemi rritje me mbi 7% të turizmit në tërësi. Kemi rritje me 70% të turistëve nga Holanda në vitin 2018 krahasuar me 2017”, tha ai.

Balla tha se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga reforma në drejtësie cila do të vijojë dhe kushdo që mendon se e ka hedhur lumin për vepra korruptive e ka shumë gabim.

Duke folur për procesin e integrimit europian, Balla tha se “pas 48 orësh Shqipëria do të marri lajmin e mirë të rekomandimit pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”.

“Ky është konfirmim i drejtimit që po ecën Shqipëria dhe i plotësimit të atyre kritereve që kishte vendi”, tha Balla.

/a.rada

Next Post
VIDEO/ Arinjtë hyjnë në makinë pasi pronari i harroi dritaret hapur

VIDEO/ Arinjtë hyjnë në makinë pasi pronari i harroi dritaret hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In