• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Çdo javë një punë konkrete, ne nuk kemi kohë për fjalë

by Java News
04/11/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Më shumë se 500 nxënës të shkollës “Ali Agjahu” në Elbasan shumë shpejt do të kenë mundësi të zhvillojnë një proces mësimor normal, konform të gjitha kushteve që duhet të plotësojë një institucion i dijes.
Rikonstruksioni është drejt përfundimit ndërkohë që projekti ka respektuar standardet e kerkuara.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit insektuan punimet në këtë shkollë.
“Çdo javë ne Bashkinë Elbasan përfundon një punë e rëndësishme në shërbim të komunitetit. Sot jemi këtu për një investim shumë të rëndësishëm të bashkëveprimit midis Bashkisë Elbasan dhe Qeverisë. Rikonstruktohet një prej shkolla më historike të Elbasanit, po të kemi parasysh edhe projektin e saj që është një projekt tipik i shkollave italiane, e ndërtuar shumë vite më parë dhe kishte ardhur koha të rikonstruktohej.
Ka qenë një iniciativë e kahershme e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit që çdo rikonstruksion shkolle të përfshijë edhe të gjitha standardet e domosdoshme.
Puna e Bashkisë Elbasan është e shkëlqyer. Ne vazhdojmë të merremi me punë, ka ca të tjerë që merren me llafe”, tha Balla
Kjo shkollë do të ketë sistem ngrohje me kaldajë, por gjithashtu edhe veshjet termoizoluese të fasadës do të bëjnë që nxënësit të mos vuajnë më nga i ftohti e lagështira.
Projekti ka parashikuar gjithashtu rikonstruksionin e plotë të çatisë, suvatimeve, dyerve e dritareve.
Po ashtu po ndryshohen tërësisht sistemet higjieno-sanitare, rrjeti elektrik dhe ai hidraulik, rrjeti IT dhe mbrojtja nga zjarri.
Kryetari i Bashkisë tha se të gjithë shkollat në qytet e fshat do të kenë këtë standard.
“Edhe pak ditë dhe inaugurojmë përfundimin e punimeve në shkollën “Ali Agjahu”. Është investim i FZHR. Pas shkollës “Qamil Guranjaku” dhe pas shkollave të fshatit, një pjesë e mirë e të cilave i kemi përfunduar me fondacionin IACA dhe tashmë po punojmë me intensitet që të përfundojmë shkollat e qytetit, jo vetëm me rikonstruksion, por edhe me zgjerim për t’i pajisur me ambientet sportive, por edhe me sistem ngrohje” tha Sejdini.
Shkollës “Ali Agjahu” do t’i shtohen dy kate anësore pasi numri i nxënësve në këtë shkollë kërkon edhe shtimin e numrit të klasave, por edhe ndërtimin e një palestre.
Shkolla “Ali Agjahu” do të jetë një shkollë moderne tashmë e cila do t’i renditet disa të tillave në Bashkinë e Elbasanit, por gjithashtu do t’i hapë rrugë investimeve në shkollat e tjera.
ma.me
Next Post
Vitamina C dhe zinku janë kombinimi i duhur për imunitetin tuaj

Vitamina C dhe zinku janë kombinimi i duhur për imunitetin tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In