• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Balla: Ndryshe nga Saliu, Blushi po hedh blozë mbi të gjithë PS

by
27/04/2015 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas shkrimit të Blushit ku kritikonte qeverisjen dhe shkeljen që sipas tij i është bërë statutit të Partisë Socialiste, ka reaguar deputeti tjetër socialist Taulant Balla.

Me anë të një postimi në facebook deputeti Balla thotë se Blushi po bën politikën e Berishës, por ndryshe nga ai, Blushi sipas Ballës shtrihet mbi imazhin e Partisë Socialiste.

 “E pashe letrën e hapur të Blushit per nje socialist qe mund te isha dhe une. Ben Blushi na ka mesuar me zakonin e tij qe na del kunder kur mendon se prish me shume pune. Me ate leter i drejtohej socialisteve per te thelluar nje sulm te nisur ndaj qeverise sone ne prag te fushates elektorale. Kishte mbledhur te gjitha pikepyetjet e jetes se vet politike dhe kërkonte llogari per ato nga qeveria jone që si ka mbushur akoma dy vjet. 90 perqind te pyetjeve qe kishte rreshtuar Blushi, i kemi degjuar perdite ne forme akuzash nga Saliu. Nje tufe problemesh te mbartura 25 vjet dhe nje tufe genjeshtrash te lidhura bashke me problemet, per ta bere sa me bloze imazhin e qeverise.

Po ndryshe nga Saliu, bloza e Blushit shtrihet edhe mbi imazhin e Partise Socialiste. Mirepo sa i perket demokracisë në Partinë Socialiste, Blushi është shembulli më kuptimplote që ajo jo vetëm egziston, por ka mberritur ne nje standard rekord! Sepse nuk ka parti demokratike qe te arrije të pranoje sic po bejme ne në fillim të një fushate, qe kundërshtari kryesor mediatik të mos jetë kundershtari politik, por një anetar i kryesise se PS. Nuk e di cfare mendon kush e degjon Blushin kur flet per partine dhe nuk e njeh se si sillet ne parti. Po ne qe kemi vite qe jemi bashke me te dhe qe e kemi respektuar gjithmone me shume se çna ka respektuar, e kemi kollaj ta kuptojme se pse Ben Blushi nuk pranon dot asnje rezultat te qeverise sone.”, shkruan Balla

Balla ndër të tjera thekson se ato që shkruan Blushi janë helm dhe vrer spekulimesh pa argument dhe se janë të para me syrin e Berishës.

“Prandaj 90 për qind e pyetjeve të Blushit nuk kane lidhje me të vërtetën dhe jane jo vetem plot me spekullime po dhe me shifrat e rreme te Saliut! Sepse Blushi kaq shume nuk e do suksesin e ketij mandati sa nuk i ben pershtypje fare qe i versulet shokeve te tij me gjuhen e Saliut. Mjaft te shikosh se si flet per emigracionin per te mos gjetur dot asnje dallim mes tij dhe Saliut. Një kujë të tillë për shqiptarët që faktikisht emigrojnë në shifra kostante për gati 24 vjet, mund ta kemi dëgjuar vetëm në mitingun e Korrikut 1990 për ata që iknin nga Shqipëria në ambasada. Nderkohe qe sic e tha fare qarte analisti serioz Gabriel Partosh, kjo nuk është as nje situate alarmanete dhe as ndonjë fenomen braktisjeje i vendit, por vetem nje ndodhi ne kufijt e një lëvizje të lirë të shtuar, që ka shoqeruar te gjitha vendet ish-komuniste ne keto 25 vjet.

Njesoj si Saliu flet Blushi edhe per varferine, ndihmen ekonomike, borxhin publik, reformen në arsim, shëndetësi, reformen e pensioneve dhe te administrates. Helm e vrer spekullimesh te pastra politike. Ne pastrimet e territorit, në mbledhjen e detyrimeve të energjisë elektrike, apo luftën kundër ndërtimeve pa leje Blushi shikon vetem zi njesoj si Saliu! Po shyqyr qe njerezit e kane kuptuar mire se ne kete pjese te pare te mandatit po behen reformat më të mëdha që ndonjë qeveri ka ndërmarrë këto 25 vjet. Natyrisht qe cmimi I këtyre reformave është I dhimshëm dhe ne kemi qene gjithnje te gatshem t’i dëgjojme dhe ti mbeshtesim me masa ligjore ata që preken nga këto reforma. Por s’kemi cfare t’i bejme atyre që janë të dëshpëruar pse bëhen këto reforma dhe me thene te drejten as gjithe PD-ja nuk më është dukur kaq e dëshpëruar sa Blushi në këtë pikë. Edhe ata kur i degjon ne kafen e parlamentit i pranojnë te pakten pjesërisht këto reforma.

Prandaj letra per socialistin s’ka asnje lidhje me hallet e socialisteve po ishte nje sulm total ndaj Partise Socialiste ne prag të një fushate elektorale ku Blushi jep nje alarm fallco kunder reformave te qeverise sone.”, mbyll qëndrimin e tij në facebook Balla

Next Post

Kakavijë, ndalohen 60 klandestinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In