Reagim të momentit i ka konsideruar deputeti socialist Taulant Balla kritikat e kolegut të tij Ben Blushi në debatin që pati me të shtunën gjatë proçesit të votimit për delegatët e PS në Elbasan.
Duke folur në “Tonight Ilva Tare”, Balla tha se “kritikat e Blushit ishin spontane të momentit, hajt se dua të them diçka që të nxij proçesin”.
Ai hodhi poshtë pretendimet e Blushit se anëtarët e PS nuk ishin njoftuar për votimin, ndërsa sa i takon njoftimit të tij, Balla tha se Blushi nuk voton në Elbasan edhe pse është i zgjedhur i këtij qarku.
Deputeti socialist sqaroi dhe pretendimet e ngritura të kolegut Blushi lidhur me kreun e qarkut të Elbasanit.
Balla nuk i shmangu kritikat edhe mbi rolin e Blushit si deputet i Elbasanit.
Balla: “Më vjen keq që një deputet shkon në zonën e tij zgjedhore atje ku ka dalë shumë rrallë dhe ky është një rast i keq dhe nuk duhet përdorur si model në Shqipëri. Deputetët janë të detyruar që në zonën e tyre zgjedhore të shkojnë çdo javë dhe nuk duhet të shkojnë në dy vjet.Megjithatë më vjen mirë që përdori proçesin demokratik të zgjedhjes së delegatëve për të vizituar dhe zonën zgjedhore”.
Sa i takon debatit të hapur mbi zgjedhjen e kryetarit të PS, Balla i qëndron mendimit se kur kryetari i partisë fiton zgjedhjet është automatikisht Kryeministër dhe mandati i tij automatikisht quhet i rinovuar deri në përballjen e radhës zgjedhore.
Pjesë nga intervista:
Tare: Zoti. Balla çfarë ndodhi të shtunën?
Balla: Të shtunën në katër qarqet të rëndësishme të vendit, në Korçë, në Elbasan, në Berat dhe në Fier filloi proçesi i zgjedhjes së delegatëve siç do zhvillohet dhe në 8 qarqet e tjera në fundjavët në vijim. Jam shumë krenar që Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që delegatët e Kongresit i zgjedh përmes një proçesi shumë transparent dhe demokratik sikurse është dhe votimi një anëtar një votë. Jam po aq entuziast dhe për pjesmarrjen në votim. Nuk besoj që ndonjë forcë tjetër politike në Shqipëri në një proçes dhe të vështirë sepse involvon lëvizjen, spostimin, rrugë për të shkuar dhe për të votuar. Morën pjesë në 4 qarqet mbi 73% e anëtarëve të partisë, ose 27 mijë anëtarë. Proçesi ka filluar prej katër muajsh, një proçes konsultimi i gjerë me strukturat e PS, të cilat propozojnë delegatët. Delegatët e Kongresit të PS janë njerëz të cilët përfaqësojnë të gjitha njësitë administrative.
Tare: Debati që patët me zotin. Blushi.
Balla: Unë përgjigjen ia kam dhënë kolegut tim Blushi dhe atë ditë, po e përsëris dhe këtu. Zoti. Blushi erdhi në atë qendër votimi, sepse është një nga qëndrat e votimit të Elbasanit, erdhi në fillim për të parë proçesin. I mirëseardhur sepse është deputet i qarkut të Elbasanit bashkë me mua sepse jemi zgjedhur nga e njëjta listë, madje listën e ka drejtuar zoti. Blushi në 2013.Më vjen keq që një deputet shkon në zonën e tij zgjedhore atje ku ka dalë shumë rrallë dhe ky është një rast i keq dhe nuk duhet përdorur si model në Shqipëri. Deputetët janë të detyruar që në zonën e tyre zgjedhore të shkojnë çdo javë dhe nuk duhet të shkojnë në dy vjet.Megjithatë më vjen mirë që përdori proçesin demokratik të zgjedhjes së delegatëve për të vizituar dhe zonën zgjedhore. Lidhur me ato që shtroi unë nuk besoj se kanë vend për debat sepse janë çështje që zoti. Blushi i kalkuloi në atë moment dhe besoj se tani duhet të ketë reflektuar për kritikat që bëri.
Tare:Për kritikat që as zoti.Blushi nuk ishte njoftuar për votimin.
Balla: Zoti. Blushi një ndër gabimet në politikë në fakt, sepse duhet të jesh deputet aty ku jeton sepse i përfaqëson më mirë zgjedhësit. Blushi nuk voton në Elbasan, pavarësisht se është votuar në Elbasan. Në statusin e PS kemi një detyrim statutor që duhet të jesh anëtar partie në organizatën që mbulon qendrën e votimit ku ti voton dhe ku jeton.
Tare: Është deputet i zonës mund të ishte njoftuar për votimin e delegatëve.
Balla: Të lutem, deputet i zonës ka debat dhe kjo historia se deputet je kur shkon javë aty, po shkove çdo dy vjet edhe koncepti i zonës humbet.Deputeti është i detyruar sipas statutit tonë që çdo javë të jetë në takime me zgjedhësit. Ka dhe masa ndëshkimore nëse deputeti nuk e respekton këtë.
Tare: Keni ndëshkuar ndonjë deri tani?
Balla: Nuk kemi ndëshkuar. Të kthehemi tek ajo që u tha aty. Nuk ka parti në botë që listën e anëtarësisë së vet e nxjerr në internet sepse është e dhënë konfidenciale. publikimi në regjistrin dixhital të anëtarëve të PS ke shumë të dhëna që janë konfidenciale, datëlindja, numri i kartës së identitetit që identifikonm personin që të mos kemi dublime me emra të njëjtë, janë shumë të dhëna që nuk hidhen asnjëherë.Sa i përket njoftimit, të gjithë anëtarët e PS në Elbasan kanë qenë njoftuar.Është një proçes që ka nisur këtu e 6 muaj e më parë. Kritikat ishin spontane të momentit, hajt se dua të them diçka që ta nxij këtë proçes. Më gjej një deklaratë për delegatët që ka folur më herët.Është një mal balte mbi një proçes që nuk e njeh.Ai u ankua për një person që nuk ishte në listë fare për delegat në PS. Kryetari i qarkut, Bashkisë, deputeti nuk kanë nevojë të votohen sepse hyjnë automatikisht delegatë në Kongres. Zotëria që u ankua Blushi nuk është i PD. Në 2011 me votën time dhe të Blushit është zgjedhur anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS, është anëtar i Asamblesë.Blushi në 2011 ku ishte, ishte në Kongres ky?Po.Mori listën të votonte për delegatët e Kongresit aty? Po. E pa këtë emër? Pse nuk u çua në 2011 të thoshte nuk e dua këtë zotërinë. Në 2013 ishte deputet në Elbasan dhe ai zotëria të cilit i referohet ishte një ndër njerëzit që ka punuar më shumë në fushatën tonë zgjedhore. Kryetari i qarkut është një nga pesë deputetët që ka votuar për Bamir Topin për President Republike. Është ndëshkuar atëherë, është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS. Por kurrë nuk ka folur ndonjëherë kundër PS, asnjëherë. Është ndëshkuar nga PS, nuk është rikandiduar në 2009. Në një moment të caktuar pas 10 vitesh për shkak të kontributit të tij propozohet kryetar i qarkut për shkak të një pune shumë të mirë në 2015 në zgjedhjet lokale.
Erl Murati: Një nga shqetësimet e Blushit është pse nuk ka zgjedhje për kreun e PS?
Balla: Edi Rama ka dhënë vetëm një përgjigje për publikun, ka thënë këtë çështje e zgjidh Kongresi. Sigurisht kur hyhet në detaje bëhet dhe intepretimet.Prej 2005 deri në 2011 kam qenë në të gjitha grupet e punës së ndryshimit të statutit të partisë. Ne shqiptarët kemi një problem edhe kur bëjmë ligjet, i bëjmë ligjet kur jemi në opozitë sikur do jemi gjithë jetën në opozitë.Dhe këtë sindromë e kemi pasur dhe tek statusti i PS, kur e ndryshuam në 2011 Blushi ka qenë aty. Mbani mend ndonjë diskutim nga Blushi për këtë çështje? U treguam shumë strikt që të bënim një status që nëse Edi Rama humbte zgjedhjet në 2013 të mos kishte shans të rizgjidhej më. Vumë një rregull statusr që humbe zgjedhjet, jep dorëheqje automatiksht. Po kur fitoi ky burri si i bëhet?Nuk kemi shkelur statutin. Në shtator të 2013 pse nuk u çua Blushi në mbledhjen e Kryesisë, e kishte mbaruar mandatin Edi Rama atë ditë. Prej asaj kohe ka pasur një diskutim që ka ardhur koha që një lapsus të rasteve kur humben dhe fitohen zgjedhjet të rregullohet. Kemi një boshllëk në statutin e PS sepse kemi parashikuar vetëm kur humben zgjedhjet, jo kur fitohen.