• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Berisha e kishte paracaktuar çmimin për privatizimin e OSSH-së

by Java News
06/04/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet e seancës së Kuvendit të enjten nisën me paraqitjen e raportit perfundimtar të komisionit hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, kompanisë çeke CEZ, nga kryetari Taulant Balla.

Balla tha se nga gjetjet e komisionit rezulton se privatizimi i OSSH-së ka qënë i paracaktuar nga qeveria “Berisha.

“Gara u hap publikisht më 13 maj 2008 ndërsa gjatë hetimeve të kryera, me prova dhe deshmi, është provuar, se ky proces ka filluar rreth fundit të vitit 2005 dhe fillimit të 2006-s. Pra, ai nuk nisi në 2008-n, por përgatitjet për të ishin bërë më herët”.
Komisioni administroi një e-mail të 7 shtatorit 2009, i nisur nga Nue Kalaj, ku thuhet pa ekuivok se ai kishte kontribuar katër vjet për të futur CEZ-n në sektorin energjitik shqiptar.

Me kërkesë të kryetarit të komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, në rendin e ditës së séances së sotme u përfshi dhe miratimi i pr/vendimit për zgjedhjen e Ervin Koçit në postin e kreut të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, pas shkarkimit nga kjo detyrë, të Enkelejda Shehit.

Kuvendi diskuton sot tre pr/ligje të tjera të drejtësisë

Rendi i ditës i séances së sotme parashikon diskutimin e tre pr/ligjeve të tjera nga paketa prej 27 ligjesh, që mbështet riorganizimin e përgjithshëm që po i bëhet sistemit të drejtësisë në vend, ne zbatim të reformës kushtetuese.

Seanca e sotme ka në rend dite diskutimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë”, ndryshimet në ligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit” si dhe ato në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Ndryshe nga 7 ligjet e para një jave, miratimi i të cilave kërkonte votim me shumicë të cilësuar, 84 vota, projektligjet e mësipërme miratohen me shumicë të thjeshtë.

ma.me

Next Post
Zgjedhjet në Dibër, Blushi ironizon me të gjithë: Saliri, Iliri dhe Deliri

Blushi: Pas dy javësh Rilindja bie, Rama i vizaton shumë mirë xhindet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In