• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Balla: Asnjë demokrat sot s’do të votonte Lulin për të marrë Metën në ofertë

by Java News
07/11/2020 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ishin në një takim në Njësinë Administrative Labinot-Mal, ku diskutuan me banorët për buxhetin e vitit 2021 që do përkthehet në investime edhe për këtë zonë.

Gjatë fjalës së tij, numri dy i PS-së, Balla nuk la pa përmendur edhe aktualitetin politik në vend, duke theksuar rëndësinë e Kodit të ri Zgjedhor dhe mundësitë që u jep ai qytetarëve shqiptarë.

“Para 3 vitesh deklarova që nuk do të kandidoj më për deputet nëse nuk bëj rrugën e Labinotit Mal dhe rruga po bëhet. Kjo është një rrugë me standarde shumë të mira. Është një investim shumë i madh për kushtet që kanë financat në këto kohë. Ky investim i hap rrugën një historie të re për këtë zonë. Në 2017 u thashë banorëve të kësaj zone të mos ua japin votën atyre që s’do duken kurrë në Labinot Mal. Më thoni: Kush erdhi në Labinot Mal për 3 vite e gjysëm?

As Luli e as Monika nuk erdhën asnjëherë në Labinot Mal. Asnjë demokrat sot nuk do të votonte Lulin për të marrë Metën në ofertë”, tha Balla.

Ndërsa kryebashkiaku, Llatja në fjalën e tij përmendi investimet e kryera në këtë njësi administrative, të cilat konsistojnë në rrugë, qendra shëndetësore, ura, shkolla etj.

“Bashkia e Elbasanit është e angazhuar t’u përgjigjet të gjitha nevojave të qytetarëve, por si në një familje të madhe, prioritetet kryesore marrin zgjidhje më parë”, tha Llatja.

“Buxhetimi me Pjesëmarrje” është një proçes në të cilin qytetarët marrin pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrjen për shpërndarjen e burimeve financiare publike. “Buxhetimi me Pjesëmarrje” nuk është vetëm konsultativ, por një proçes i drejtpërdrejte dhe diskutim demokratik për vendimmarrjen e pushtetit vendor.

Next Post
Testohen 493 persona në Kosovë, gati gjysma dalin me koronavirus/ Vetëm në Prishtinë, 115 raste pozitive

Të tjera shifra alarmante në Kosovë/ 12 viktima dhe 491 të infektuar me COVID gjatë orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In