• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Alibeajt i rroftë ‘vula’, nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki! Veliaj fitore të thellë

by
28/03/2023 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit. Por, sa bashki synojnë socialsitët në këto zgjedhje? Balla thotë se ata janë e vetmja parti që futen në garë për t’i fituar të 61 bashkitë.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu, kreu i grupit të PS thotë se Kamza është një ndër bashkitë që duhet marrë shembull, përmes së cilëve mund t’ia kërkojnë qytetarëve votën për të ndryshuar jetën e tyre dhe mos të mbeten peng e politikës së vjetër Meta-Berisha.

“PS është e vetmja forcë politike që futet për të fituar në 12 qarqet dhe në 61 bashki. S’kam dyshim që PS do fitojë në Kamëz me një rezultat mbresëlënës. Mjaftoi një mandat 2019-2023 për ti treguar popullit të nderuar të Kamzës, se po të doni për të ndryshuar qytetin, lagje, duhet të votoni për PS. Po doni të vazhdoni peng për politikën e vjetër të Metës dhe Berishës, që janë në një thes bashkë. Atë thes duhet ta ndëshkojmë me vota”, tha Balla në Report Tv.

Një koment e pati edhe për kundërshtarin politik, Enkeljd Alibeajn, për të cilin thotë ‘i rroftë vula, pasi nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki’. Akuzave të Alibeajt se nuk nxorën dot kandidatë se Rama zvarriti gjyqin, Balla thotë se kreu i qeverisë nuk lidhje me këtë çështje.

“Këta të paktën në një gjë janë bashkë, edhe Saliu edhe Enkelejdi, edhe kur bie shiu shumë e ka fajin Rama edhe kur nuk bie e ka fajin Rama. Kanë pas çështje me PS apo me njëri tjetrin, në gjykatë e kanë çuar këta njëri-tjetrin apo ne? Nuk e di ky hyn Rama, në këtë çështje, por jemi mësuar me këtë lloj retorike, që për çdo gjë edhe kur nuk merren vesh me njëri tjetrin.

Sa i takon betejës për Tiranën, Balla thotë se nuk ka garë dhe se lajmi më 15 maj do të jetë fitorja e thellë e kruebahskiakut aktual erion Veliaj përballë kandidatëve të opozitës.

“Në Tiranë çdo gjë flet me punën e përditshme e kryetarit në detyrë dhe kryetari që do rizgjidhet përsëri, Erion Veliaj. Tirana ka përjetuar, gjatë viteve të fundit, ka pasur një ndërprerje 2011-2015 kur duhej të binte në gjumë letargjik. Në vijim të atij transformimi  që nisi Rama, dhe më pas nga 2015, Tirana është një metropol i Ballkanit. Tirana është një destinacion i rëndësishëm, ka mikpritur evente të mëdha europiane. Mandati i tretë do ishte mandati i domosdoshëm i konsolidimit. Lajmi në 14 maj për Tiranën do ishte sa e thellë do ishte fitorja e Veliajt përballë ca kandidatëve që nuk ofrojnë asgjë për Tiranën. Në tiranë, për fat të keq nuk ka garë”, tha Balla.

Ndalur në bashkinë e Maliqit, në të cilën socialistët kandidojnë për mandatin e 7, Gëzim Topçiun, kreu i grupit të PS tha se ishte vendim i Kryesisë dhe shpreh bindjen se ai do u sigurojë sërish fitore.

“Çdo zonë ka kontekstet e veta. Natyrshëm vendimi i kryesisë ka qenë për të vijuar. Edhe në Maliq diskutimi më 15 maj do jetë se sa e thellë do jetë fitorja. S’do ketë fitore të ngushtë në Maliq”, vijoi Balla.

Balla thotë se PS do të angazhohet për një fushatë zgjedhore sa më të qetë.

/e.d

Next Post
Goditja për Alibeajn/ U paraqit kërkesa për regjistrim në KQZ, tërhiqet kandidati i PD për Bashkinë e Korçës dhe 40…!

Goditja për Alibeajn/ U paraqit kërkesa për regjistrim në KQZ, tërhiqet kandidati i PD për Bashkinë e Korçës dhe 40...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

U ekstradua nga Dubai/ Mbërrin në Shqipëri Durim Bami, momenti kur shoqërohet nga Rinasi drejt IEVP

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka

February 26, 2026
E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In