• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Balet i sinkronizuar” Nishani-Llalla-Ajazi

by Java News
13/05/2016 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur vihet re se ka filluar “numërimi mbrapsht” për miratimin e Reformës në Drejtësi, po vihet re gjithnjë e më shumë një kombinim institucionesh, të cilat tashmë fare hapur, duket se po bashkëpunojnë për të krijuar një front kundër kësaj Reforme.

Në mos për ta bllokuar, për ta shtyrë atë në kalendat greke sipas parimit “nuk ka rëndësi koha, por cilësia”. Sikur të mos mjaftonte seriali i sebepeve të PD-së kundër Reformës, tashmë këtyre “sebeve” duket se i janë bashkangjitur edhe tre institucione shumë të rëndëisshme në vend, ai i Presidentit, SHISH dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Si fabul këtë rradhë është gjetur një pajisje përgjimi që ka në dispozicion Policia e Shtetit, e cila fillimisht është përfolur në media, e më pas është bërë argument nga këto 3 institucione. Sipas informacioneve mediatike, ka qenë fillimisht shërbimi sekret ai që ka konstatuar pajisjen përgjuese tepër të sofistikuar që është instaluar para më shumë se një muaji në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policis së Shtetit. Pretendimi është se pajisja nuk rezulton e regjistruar në asnjë regjistër zyrtar apo dokument tjetër të institucioneve të sigurisë.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit i ka komentuar këto pretendime si të pavërtet. Sipas saj, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nuk ka asnjë pajisje të tillë përgjuese dhe aq më tepër që të bëjë përgjime të paautorizuara nga organi i Prokuroris. Gjithësesi ka mjaftuar ky sinjalizim që Prokuroria e Përgjithshme të “ngrihet në këmbë” dhe të nis hetime për vërtetësinë e informacionit të dhënë nga SHISH, se Policia ka në përdorim një pajisje të sofistikuar përgjimi të dhuruar nga Italia.

Në këtë valle nuk ka ngurruar të përfshihet edhe Presidenti I Republikës, i cili në një dalje publike të pazakontë për postin që ai mban, doli në konferencë shtypi për të sulmuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai la të kuptohet se ka një informacion të tillë që duhet verifikuar. Menjëherë pas këtij “sinjalizimi” nis hetimet edhe Prokuroria e Përgjithshme. Në fakt Presidenti e ka bër adet që sa herë ka një problem me mazhorancën thërret në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm.

Është e vërtetë se ligji i jep të drejtë Prokurorit të Përgjithshëm të autorizojë përgjimet me kërkesë të Policisë, ashtu siç është e drejtë ligjore të jetë në dijeni për pajisjet përgjuese që marrin institucionet që ligji ua jep si një e drejtë për përgjim. Por përtej fabulës nëse ka apo jo pajisje përgjimi, apo një përpjekje për të krijuar një paralele mes përgjimeve të paligjshme të pretenduara nga opozita e djeshme se kryeheshin nga Ministria e Mbrojtjes dhe asaj që sot po kryhen nga Policia e Shtetit, ajo që bi në sy është rreshtimi në bllok i këtyre 3 institucioneve për të ushqyer fabulën e rradhës së konspiracionit, në kohën kur në qendër të betejës është lufta kundër krimit dhe Reforma në Drejtësi.

E gjithë kjo energji e harxhuar për “shashkën e rradhës” më shumë krijon idenë e një “baleti të sinkronizuar” antireformë.

Armando Meta

Next Post

DSS: Referendum për Kosovën dhe BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

February 28, 2026
Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

February 28, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In