Balerina shqiptare Klaudia Pepa ka arritur të kalojë në finalen e emisionit “Amici” të Maria de Filipit në Itali.
Në mbrëmjen e sotme, balerina shqiptare ka arritur të performojë mjaft mirë në sfidat e dhëna duke siguruar edhe kalimin për në mbërmjen finale të këtij edicioni të “Amicit”.
Prej nisjes së këtij edicioni të Amici, Klaudia ka rënë në sy të të gjithëve falë aftësisë që ajo ka për kërcimin, duke i bërë të gjithë të kthejnë vëmendjen drejt saj.
Tashmë ajo ka nevojë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për të na bërë edhe një herë krenarë dhe fitimtarë në Itali, pas Elhaida Danit.









