Tottenham është shumë pranë një marrëveshjeje të bujshme që do të kthente Gareth Bale në Londër. Kjo e martë ka rezultuar një ditë me bisedime intensive, me presidentin e Spurs-ave, Daniel Levy, që besohet se ka mposhtur konkurrencën e Manchester United për shërbimet e uellsianit.
Mediet britanike raportojnë se Real Madridi do të pranojë të paguajë mbi 50 për qind të pagës faraonike (500 000 stërlina në javë) të Bale, në mënyrë që të arrihet marrëveshja.
Menaxheri i 31-vjeçarit, Jonathan Barnett, pranoi se klienti i tij është në bisedime të avancuara me Tottenhamin, pasi është klubi ku dëshiron të luajë në Premier League.
Tottenham po studion mundësinë e marrëveshjes në formë huazime ose blerje përfundimtare, që mund të përfshijë shkëmbimin me një futbollist të ekipit që drejtohet nga Mourinho. Spurs-at thuhet madje se janë të gatshëm ta shkëmbejnë me Dele Allin.
Levy po përpiqet gjithashtu të mbyllë marrëveshjen për mbrojtësin e majtë shumë të vlerësuar të Realit, Sergio Reguilon.
g.kosovari