Gareth Bale asnjëherë nuk ka dashur që të largohet nga Real Madridi, ka thënë agjenti i tij Jonathan Barnett. Qe një kohë uellsiani 29 vjeçar është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, kryesisht me një rikthim të mundshëm në Premier Ligë, transmeton Koha.net.
“Bale gjithmonë është ndier pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Siç kam thënë më parë, Bale asnjëherë nuk ka dëshiruar të largohet nga Real Madridi.
Ai është vërtet shumë i lumtur në klub dhe klubi është i lumtur me të”, ka deklaruar Barnett për Madridista Real. “E vërteta është se ne jemi të lodhur nga këto tregime e gënjeshtra”.Bale në 213 paraqitje për kampionin e Evropës ka shënuar 99 gola. (b.an)










