• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bakojanis konfirmon Berishën: Turqit prishën paktin detar Shqipëri-Greqi

by Java News
15/10/2016 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e ish-Kryeministrit Berisha se një palë e tretë ka ndikuar në rrëzimin e paktit detar me Greqinë, ka marrë dje komentet e mediave greke. Mediat online të shtetit fqinj konfirmojnë përmes deklaratës së ish-kryeministrit ato që pesë vjet më parë, ministrja e Jashtme greke, e cila firmosi këtë marrëveshje me homologun Lulzim Basha, do të deklaronte për ngacmime të Turqisë.

“Po u them shqiptarëve një gjë, shpejt do të kuptoni se në interes të kujt vepruat dhe ju them këtu me bindjen më absolute se vepruat në interes të një pale të tretë. Historia do ta provojë këtë”, tha Berisha.

Shumica e mediave greke i janë referuar deklaratës së Berishës bërë të enjten në Parlamentin shqiptar, duke e cilësuar befasuese. Pas miratimit në Parlamentin shqiptar të paktit që përcaktonte kufirin detar mes Greqisë dhe Shqipërisë në vitin 2009, Partia Socialiste në atë kohë në opozitë, e ankimoi atë në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar këtë marrëveshje si tradhti kombëtare, përmes së cilës Greqia përfitonte disa qindra kilometra shelf kontinental me mundësi shfrytëzimi të burimeve nëndetare. Kushtetuesja e rrëzoi këtë marrëveshje me shumicë absolute me 9 vota.

Ish-Kryeministri Berisha nuk e përmendi se cila ishte pala e tretë, por këtë dilemë e ka zbardhur ish-shefja e diplomacisë greke dhe një gazetar i njohur grek në një emision special në televizionin më të madh të vendit të tij, SKAI. Në atë kohë, Bakojanis shprehu në njëfarë mënyre keqardhje për prishjen e asaj marrëveshjeje.

“Duhet të them se kjo marrëveshje ishte ‘State of the art’. Kishim arritur të plotësojmë të gjitha qëllimet e politikës së jashtme greke, por njëkohësisht të bëjmë edhe një punë ndërmarrëse, që ishte tërësisht e nevojshme për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Atëherë kishte kundërshti nga Partia Socialiste që doli me argumentin se i mori të gjitha Greqia dhe se nuk duhej të ishte nënshkruar me të tilla politika”, është shprehur në atë intervistë ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis. Por në vijim të saj, kreu i diplomacisë greke ka lënë gjuhën diplomatike dhe ka folur hapur për dyshimet e saj në lidhje me interesat e Turqisë për këtë marrëveshje.

“Nuk kisha asnjë dyshim, nuk kisha ndonjë vërtetim, por kisha dyshime se kjo marrëveshje kishte ngacmuar edhe Turqinë. Më pas, marrëveshja shkoi në Gjykatën Kushtetuese dhe aty u rrëzua”, është shprehur ajo.

Në atë emision i pranishëm ishte dhe një prej gazetarëve më të njohur të shtetit fqinj, Stavros Lygeros, i cili lëshoi akuza të rënda, sipas të cilave Turqia kishte korruptuar anëtarët e gjykatës për të rrëzuar marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Bëhet e njohur dhe kur e di unë, domethënë që e dinin edhe shërbimet e Ministrisë së Jashtme, që turqit ndërhynë shumë ashpër, duke dhënë ryshfet edhe te gjykatësit, që krijoi një klimë që çoi aty ku çoi”, citon “Top Channel” gazetarin grek.

 

Next Post
(Video+16) E kapin duke bërë seks me gruan e vëllait, shikoni cili është reagimi

(Video+16) E kapin duke bërë seks me gruan e vëllait, shikoni cili është reagimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

Me dorën mbi Kuran, Zohran Mamdani betohet si kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit të Nju Jorkut

January 1, 2026
“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

“Nuk është histori e sajuar”, Rusia publikon pamjet e sulmit të pretenduar ndaj rezidencës së Putin

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com