• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajrami, Veliaj shtron drekën për personat në nevojë: Do të hapim mensa sociale të tjera në Tiranë

by Java News
05/07/2016 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për festën e Bajramit të Madh, Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë të veçantë për disa dhjetëra familje në nevojë dhe persona me aftësi ndryshe, në mensën sociale në Laprakë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa shërbeu drekën së bashku me një grup të rinjsh, i uroi të pranishmit “Gëzuar Fiter Bajramin” dhe theksoi se bashkia do të shtojë vëmendjen e saj për njerëzit në nevojë, duke hapur mensa të tjera sociale në qytet, veç atyre në Kombinat dhe Laprakë.Veliaj te mensa sociale ne Laprake (2)


“Dua që t’ju uroj mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Sot është një ditë e shenjtë, është dita e Bajramit dhe dua që, ashtu siç jemi mbledhur sot bashkë, të jemi bashkë gjatë gjithë vitit, në të gjitha ditët, për të kuptuar se njerëzit kanë nevojë çdo ditë për mbështetje”, tha Veliaj. Ai shtoi se puna më e rëndësishme për një bashki nuk janë llaçi, tullat, asfalti, por puna me njerëzit. Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës, për t’i qëndruar pranë njerëzve në nevojë, ka vendosur që të hapë mensa sociale edhe në lagje të tjera të kryeqytetit, ashtu siç bëri në një vit në Kombinat dhe Laprakë.Veliaj te mensa sociale ne Laprake (3)

“Dua që ashtu siç hapëm këtë mensë sociale apo mensën tjetër në Kombinat, të vijojmë me hapjen e mensave të tjera sociale që askush në Tiranë të mos e ngrysë ditën pa ngrënë një vakt të ngrohtë. Do të doja shumë që ky muaj solidariteti, muaji i Ramazanit, të vazhdojë në të gjitha ditët e vitit, sepse kemi nevojë për solidaritet edhe në 11 muajt e tjerë”, u shpreh Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se bashkia do të mbështesë edhe nismat që synojnë t’i vijnë në ndihmë familjeve në nevojë, në mënyrë që vëmendja ndaj tyre të zgjatet gjatë gjithë vitit.

“Do përkushtohemi që të jemi aty për çdo familje në nevojë dhe dua t’u bëj thirrje atyre qytetarëve që i kanë mundësitë; nëse dikush ka mundësi të ndihmojë fqinjin e tij, një të afërm, një të njohur, është shumë e rëndësishme që secili ta marrë detyrën e bujarisë dhe ndihmës ndaj tjetrit, pa pritur urdhrin apo komandën e shtetit, qeverisë apo Bashkisë”, përfundoi Veliaj./java/a.k

Next Post

Të detyruar të jetojnë në makinë me fëmijën 7 muajsh... historia e trishtë e familjes shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In