Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka uruar një agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët që agjëruan në muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Reagimi i Begajt:
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja.
Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!
Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!











