• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bajko flet për ndalimin e filmave: Në demokraci censura është ‘mish i huaj’

by A R
23/03/2017 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjala ‘artist’ sot ndeshet rëndom, por artistët e vërtetë dhe ata që i kanë shërbyer me besnikëri artit, pa bërë kompromise në kurriz të cilësisë së tij, janë të paktë. I tillë është Agim Bajko, “Mjeshtër i Madh”, i cili ka spikatur me rolet e tij komike në teatër dhe kinematografi. Dritarja e vetme nëpërmjet të cilës ai komunikon me publikun është emsioni satirik Bypass Show, të cilin ai e drejton prej njëmbëdhjetë vjetësh. Bajkos, ose Gimit, siç i thërrasin miqtë, nuk i pëlqen të shpërndahet shumë. Ai i qëndron idesë se njeriu duhet ta mprehë çdo ditë me punë talentin e tij dhe të japë më të mirën, në vend që të punojë, si i thonë fjalës, “shumë e për lumë”. Në një intervistë për Politiko.al, Bajko rrëfen lidhjen e tij të fortë me satirën, si bëhej humor në diktaturë dhe si është gjendja e humorit sot. Gjithashtu, ai jep edhe opinionin e tij në lidhje me debatin për ndalimin e filmave të kohës së komunizmit.

Jeni personi publik më jo publik në Shqipëri. U bënë njëmbëdhjetë vjet që përveç të dielave në emisionin Bypass Show, nuk ju shohim askund tjetër, qoftë edhe nëpër intervista. Madje keni refuzuar edhe disa projekte televizive që iu kanë ofruar. Pse?

Mendoj se është më mirë të punosh vazhdimisht dhe të përsosesh në një fushë, se sa të shpërndahesh në dhjetë fusha të ndryshme, e të mos bësh mirë asnjërën. Unë jam marrë me filma, teatër, telekomedi, skeçe dhe spektakle televizive, por gjithmonë në kuadrin e humorit dhe satirës. Kjo është ajo që unë kam zgjedhur të bëj dhe t’i shërbej me besnikëri, për t’i dhënë publikut më të mirën e punës sime. Nuk bëhet kompromis në kurriz të cilësisë.

Nuk jeni fare aktiv as në rrjetet sociale.

Varet çfarë nënkuptoni me të qenit aktiv. Unë hedh vazhdimisht materiale humoristike apo gjëra që kanë të bëjnë me humorin dhe satirën.

E kam fjalën për gjëra nga përditshmëria juaj që mund të ishin me interes për publikun.

Publikut i shërbej me artin tim, të cilit i kushtoj pjesën më të madhe të kohës. Pjesa tjetër është jeta ime personale që më përket vetëm mua dhe familjes sime. Nuk e kuptoj pse njerëzit duhet ta nxjerrin nëpër statuset e Facebook-ut jetën e tyre të përditshme. Nuk e besoj se i hyn kujt në punë çfarë ngjyre i vesha çorapet unë sot, apo ku e kalova ditën, apo sa bukur më rri xhaketa 600 euro që e bleva ndërkohë që po pushoja në Venecia, apo cila ishte pjata që porosita sot në restorant.

Si mendoni, nga se vjen kjo dëshirë e njerëzve për të hedhur gjithçka në ekranin e kompjuterit?

Mendoj se kjo vjen nga fakti se njerëzit kanë krijuar një shoqëri virtuale, të cilës i kushtojnë më shumë kohë se njerëzve realë në jetën e tyre. Kjo lloj shoqërie të bombardon çdo moment me foto dhe statuse që tregojnë se sa e mrekullueshme është jeta e tyre, dhe ty të duhet të mbash ritmin. Në fund të ditës ti kupton se gjithçka shkon mirë dhe të gjithë janë të lumtur përveç teje. Kjo ka krijuar edhe këtë ftohtësinë dhe mungesën e socializimit. E gjitha është te ruajtja e masës së kohës që kalon në internet dhe asaj që zgjedh të hedhësh aty. Tejkalimi i kësaj mase ka sjellë atë që Umberto Eco e quan sëmundja e brezit të sotëm; humbja e kujtesës.

Karrierën tuaj artistike ia keni dedikuar humorit dhe satirës dhe i keni lëvruar këto dy zhanre si para, ashtu edhe pas viteve 90-të. Si ishte të bëje humor në diktaturë?

Popullit i duhet ofruar gjthçka nëpërmjet humorit, por atëhere jo gjithçka me humor mund të dilte në ekran. Mos të harrojmë se po flasim për një sistem të izoluar. Kishte një aparat kontrolli tepër të mprehtë për aktorët, regjizorët dhe skenaristët. Gjithçka kalohej në sitë.

Cila ishte pjesa më e frikshme gjatë punimit të një materiali artistik?

Frika kishte të bënte me materialet humoristike mbi të cilat punonim. E gjithë trupa artistike e dinte mirë se deri ku i kishte caqet dhe përpiqeshim të ishim të kujdesshëm mos ta kalonim “kufirin”. Pra, kishte një masë deri ku mund të shkonte humori. Ai nuk mund dhe nuk duhej ta prekte kurrë, fjala vjen, partinë apo udhëheqësin. Nuk bëhej shaka me këtë. Përpiqeshim të gjenim një rrugë të mesme mes asaj që kërkonte publiku dhe asaj që lejonte pushteti.

Kush i kontrollonte materialet?

Vetëm pak prej specialistëve që kontrollonin materialet ishin të Komitetit Qëndror. Pjesa më e madhe ishin, kur i thonë fjalës, mjeshtra të zanatit, artistë të vërtetë që kanë mbetur edhe sot e kësaj dite në memorien e publikut dhe do vazhdojnë të mbesin gjatë. Nuk do t’i përmend emrat e tyre sepse është një listë e gjatë dhe kam frikë mos harroj ndonjërin. Ata e kontrollonin çdo material me seriozitet dhe profesionalizëm të madh, duke e “qëruar” nga çdo papastërti, nga ujrat e tepërta, apo çdo gjë që mund të ishte joartistike.

Si e shihni gjendjen e humorit sot në krahasim me atë kohë?

Siç e thashë, atëhere kishte një skaner që i kontrollonte materialet artistike. Sot, fatkeqësisht, nuk kemi një të tillë dhe gjithçka kalon pa filtruar. Është ironike që selfiet kurohen dhe kalojnë nëpër disa filtra përpara se të hidhen në rrjetet sociale, ndërsa produktet artistike hidhen pa u kontrolluar fare. Satira dhe humori janë zhanre të artit, por ato po zhvishen përditë nga çdo gjë artistike. Lakuriqësia, vulgariteti dhe zhargoni i rrugës nuk janë art. Kjo duhet kuptuar një herë e mirë.

Kjo vjen ngaqë nuk ka artistë apo sepse këtë kërkon publiku?

Jo, sot ka artistë shumë të mirë, të të gjitha zhanreve, të cilët po na e zbardhin faqen edhe nëpër festivalet më prestigjoze jashtë vendit. Por shpejt, edhe ata gënjehen pas shkëlqimit bosh që ofrojnë produktet pseudoartistike të tipit fast food, që harrohen brenda muajit. Më pas, kjo shitet si diçka që e kërkon publiku, por nuk mendoj se është e vërtetë. Publiku merr atë që i ofron artisti.

E keni ndjekur debatin për ndalimin e filmave që janë bërë në kohën e komunizmit? Cili është opinion juaj?

E kam ndjekur si debat, madje edhe e kemi trajtuar te Bypass-i, duke u dhënë hapësirë zërave pro dhe kundër për të thënë fjalën e tyre, në mënyrë që ne dhe publiku të kuptojmë qëllimin e kësaj nisme. Jam kundra saj për disa arsye shumë të thjeshta. Së pari, në një shoqëri demokratike censura është “mish i huaj” dhe nëse do nisnim duke ndaluar gjithcka që është bërë në atë periudhë, do bënim të njëjtën gjë që kanë bërë edhe ata. Së dyti, filmat e asaj periudhe janë historia e kinematografisë shqiptare dhe ndalimi i tyre do të thotë të zhbësh një histori të tërë. Së treti, kinematografia e ka bërë katharsisin e vet me parodizimin e një pjese të prodhimeve të Kinostudios Shqipëria e Re. Gjatë viteve 90-të janë bërë shumë parodi rreth filmave me partizanë dhe ballistë, të cilat, sot publiku i sheh si pjesë të sfondit historik dhe nuk besoj të ketë njeri që ndikohet prej tyre. Pastrimi duhet nisur nga gjëra të tjera, jo nga arti.

Në emisionin që ju drejtoni keni portretizuar disa herë Nolin dhe Konicën. Çfarë mendoni se ka mbetur sot prej tyre?

Kur lexon shkrimet e tyre të duket sikur koha ka ndaluar në vend dhe ne kemi mbetur po ata. Në frymë gjithçka ka mbetur si përpara një shekulli. Në një nga shkrimet e tij, Konica thotë, në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemiaq poshtë sa edhe sot. Nuk mund të tregohem nihilist dhe të them se nuk ka ndryshuar asgjë në këto njëqind vjet, por fryma e kolltukufagëve ka mbetur po ajo. Duket se e vetmja gjë që mungon sot nga Noli dhe Konica është fryma e tyre e revoltës.

Çfarë mendoni se duhet të bëjnë më mirë politikanët tanë? Cila është këshilla juaj për ta?

Do thoja më shumë një sugjerim se sa këshillë, sepse nuk më pëlqen të jap këshilla. Në fund të çdo emisioni ne u sugjerojmë të gjithëve pa përjashtim, relaks dhe sa më shumë relaks. Ndërsa në rastin konkret, politikanëve do u sugjeroja të kishin një vesh dëgjues për popullin, ndërsa popullit të merren më pak me politikë dhe më shumë me veten. Ti e bën botën më të mirë duke përmirësuar çdo ditë veten tënde. /b.d

Next Post
Raporti i Zhvillimit: Shqipëria 21 vende më lart sesa 4 vite më parë

Raporti i Zhvillimit: Shqipëria 21 vende më lart sesa 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu/ I mori para klientit për të ndikuar tek drejtësia

January 16, 2026
“Do kursej miliona euro”, Sejdarasi i kthehet Këlliçit: Po na ndërpreve fjalën tani që je kandidat, imagjino si kryetar

Flet për lëvizjen Salianji, Belind Këlliçi: Unë e mbështes mendimin ndryshe, por ka ca rregulla…

January 16, 2026
Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

Franca paralajmëron SHBA-të: Çdo tentativë për marrjen e Groenlandës rrezikon marrëdhëniet tregtare me BE-në

January 16, 2026
Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

Arratisja e Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Ushtari i Çopjave nuk u vizitua në spital, doktori ishte..

January 16, 2026
Letër e Hapur: 10 teza për arsimin e lartë

Letër e Hapur: 10 teza për arsimin e lartë

January 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

“Opozita e destinuar të prishë punët me BE”/ Çupi: PS, ‘tërmet’ angazhimi për mbylljen e negociatave

January 16, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

A është emëruar Inspektor i Përgjithshëm nga Rama, reagon Dash Sula: S’kam marrë asnjë ofertë apo telefonatë

January 16, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit

January 16, 2026
“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços

“Do i djeg me benzinë familjarisht”/ Pas paralajmërimit për autorët e dyshuar të vrasjes së djalit, procedohet babai i Martin Çeços

January 16, 2026
Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

Balla rikthen “21 janarin” në vëmendje, ‘test’ për respektimin e parimeve të Gjykatës së Strasburgut

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In