Seria e rezultateve pozitive të Hamburgut të Mërgim Mavrajt mori fund në mënyrën më të keqe të mundshme. Bajerni i Mynihut fitoi plot 8-0 përballë skuadrës së drejtuar nga trajneri Gisdol. Serinë e golave e hapi Vidal në minutën e 17-të të takimit, ndërsa një dopietë e Levandovskit në minutën e 24-t dhe të 42, vulosi rezultatin për pjesën e parë.
10 minuta nga nisja e pjesës së dytë, Levandovski siguron marrjen e topit me vete, kur shënon golin e tretë personal dhe të katërtin për skuadrën. Më pas, ishte edhe radha e Coman, i cili sapo zëvendësoi Alcantaran gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera për bavarezët.
Në fund, nuk kishte si të mos mungonte për Robben. Holandezi, i cili ishte ndër më të mirët në fushë në makinerinë bavareze, që funksionoi në mënyrë perfekte, shënon në minutën e 87-të pasi më parë driblon bukur Mërgim Mavrajn.
Hamburgu, që vinte në këtë ndeshje pas dy fitoreve të marra ndaj Leverkusen e Leipzig dhe një barazimi me Freiburg ndodhet në zonën e rënie mes 20 pikë, ndërkohë që Bajerni ruan distancën prej pesë pikësh me vendin e dytë, që mbahet nga Leipzig.
Në ndeshjen e tjera, Dortmundi mposhti Freiburgun me rezultatin 0-3, Leizpig mundi Kolnin 3-1, Leverkuseni zhgënjeu në shtëpi kur u mposht nga Mainz 0-2, ndërsa Augsburg fitoi jashtë fushe 2-1 ndaj Darmstadt.