Polakët do të përfaqësohen në Javën Evropiane të Kulturës në Shqipëri me filmin “Backwards”, i cili do të projektohet në 7 Maj në Shtëpinë e Evropës (ora 18.30). Nën kujdesin e Ambasadores së Republikës së Polonisë në Tiranë, znj. Monika Zuchniak-Pazdan, filmi me regjinë e Jacek Lusiński, sjell kinematografinë e një vendi shumë të veçantë. Fabula e filmit bazohet në një histori të vërtetë dhe lidhet me përpjekjen e një nëne me nja fëmijë autik për ta përfshirë në sistemin shkollor dhe pengesat e ndryshme që has.