Jemi një parti e sidomos pas Kuvendit të 11 dhjetorit. PD është një. Kuvendi i 11 dhjetorit ka lejuar fraksionet dhe e bën PD të pandashme në historinë e saj. PD ka pasur problematika, se nuk e ka pasur të lejuar fraksionet. PD do rrijë një e tërë dhe nëse nuk unifikohet mendimi ka fraksion brenda.
Baçi tha më tej se se ai nuk ka besim tek bisedimet dy-palëshe mes Palokës dhe Bardhit, por shtoi se tek PD ka vullnet të deputetëve për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet lokale.
Personalisht nuk kam besim që mund të ketë farë arritje me këto bisedime dyshe, mes Bardhit dhe Palokës, e them këtë dhe nga përvoja që sa herë ka pasur bisedime dypalëshe nuk ka pasur rezultate, ose rezultate të mira. Kjo më lë shije të hidhur dhe më kujton 17 majin mes Bashës dhe Ramës. Tek PD ka një vullnet të shumë deputetëve për të dalë bashkë dhe për të dalë me një kandidaturë të vetme dhe hapa konkretë.
Bashkimi ynë në zgjedhjet lokale, dalja me një kandidat të vetëm për të mos ndodhur ajo që ndodhi në 6 mars që ishte turp për PD që kishte një dëm dhe ka përgjegjës Lulzim Bashës. Nuk flas për bashkim për tu dhënë disa kandidat, por flas për të dalë me një kandidat.
/a.r