Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca nuk është i interesuar të transferohet te kampioni i Spanjës, Barcelona.
Sipas La Gazzetta dello Sport, kolumbiani nuk dëshiron të mbetet nën hijen e Lionel Messit, Neymarit e Suarezit.
Kështu, Bacca ëndërron kalimin te kampioni i Francës, PSG, i cili drejtohet nga Unai Emery. Ky i fundit dhe kolumbiani kanë punuar së bashku edhe te Sevilla.
Përveç Barcelonës, Bacca është kërkuar edhe nga West Hami, Arsenali dhe Atleetico Madrid. /a.m.