• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babo u zbulon ministrave sekretin e çelësit të gjumit! Pyetjet e ambasadorëve për Lulin

by Agron Gjekmarkaj
13/01/2024 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Ndonëse të vetet i kishte mpirë me qortime duke vertitur gjithnjë e më shumë kerbaçin e fshehur kulaçin, ajri i Shëngjinit Babos i bëri mirë. Gjumi i shkoi fjollë i qeruar nga çdo nakatosje. Veqilet ishin zgjuar që me sabah dhe prisnin si kukudher shperndarë sa në një cep aq në një tjeter që të mos ishin larg nëse ai bënte shenjë po as afer per ti kujtuar ndonjë gjë.

Ai hypi mbi një bina një cope herë në mes të oborrit keqyri sa andej ketej pa folur dhe u nis drej detit për një shetitje dliresie. Mamices i dukej sikur Moisiu po kalonte të kuqin det.

Si asnjeherë tjeter po vershellente fjalet e një kënge të vjeter sevdaje. “Muço mos shko në varre se të vdekurit i ngjallë dhe të gjallë i vdiqe fare”.

Rojet që e ndiqnin nga pas u qetesuan. Ata e dinë që Muçua ja permireson humorin shumë. Thellë nuk i mungon simpatia per të. Naten e marrveshjes se madhe të 2017 Muçua ishte perlotur , i kishte thënë që gjithe jeten e ka simpatizuar Babon po ja rrethanat e karrieres…nejse.

Lajmi u perhap ngado dhe dita e dyte e samitit ishte më liberale. Ata paten leje jo vetem të tundnin koken por edhe të buzqeshnin herë pas here. Madje edhe Margeriti buzeqeshi per t’ju kujtuar se çfarë do t’ju mungojë tani e tutje që vendin e saj e zuri druzhe Gonxhja.

Kur Babo nxorri një palë çelsa dhe i tundi pak në ajer Bora u drodh dhe pyeti Ogin ….uaaaa mos do na denojë dhe do na mbyllë në ndonjë katua, kujt ja mori, kujt do ja japë?

Ajo ju pergjigje shkurt dhe por me afrimitet , mos u ngut mor xhan, prit Babo merr gjithmonë vendimin e duhur, nesa na ndeshkon e kemi hak , nese na i beson i meritojmë.

Ai heshti pak, suspanca po i torturonte të gjithë, djerset e ftohta shkonin çurg, mjekrra e Klosit dhe Ulsiut ishte bere si furrçe me bojë. Metes pasi i qethi ministrinë floket i ishin shtrirë lisho si të Beles pas kreherit.

Më në fund me çelsat në dorë duke i tundur lehtë foli por më zë të ulet si zhaurimë.

Këta i kam të shtrenjtë, janë çelesa magjik. Një fallxhore në vitin 2013 me keqyrin filxhanin dhe me tha ke lindur me kemishe biro, se perballe do kesh Muçon. E degjoja me vemendje. Muçua e do gjumin me shume se zgjimin. Ketu ke çelesat e gjumit me të cilet i hap dhe mbyll hallatin.

Ndaj per partinë tonë keta duhen ruajtur si sytë e ballit. I mbaj vetem ne xhepin e qillotave të mia. Sot le të flerë dhe pak por pasdite do e zgjoj.

Tani na duhet, kur ata tjeret bashkohen nxjerr Muçon të turbullojë ujerat. Pastaj kemi ca ligje, reforma e trazime të tjera.

Në fakt kur u pyet nga gazetaret per Muçon pa oren dhe ju dhims , ju duk shpejt beri shënjen e gjumit si dhe lutjen që të mos bënin zhurmë.

Pasditja po trokiste dhe njerzit e Muços po rrinin nën ballkon. Ata prisnin me sytë nga rruga në do sjelle dikush çelesin, në do zgjohet apo jo, nese po ç’do bëjë, ç’do thotë, do na kenaqë me thagma e meme?

Më në fund me një motoguzi erdhi Tao. Në fillim se njohen se ishte veshur si polic i rrugores me lekurë të zeze. Kur ngjatetoi ju ndriu nuri. Futi çelesin ai dhe e zgjoi. E mori me vete per t’ja shpënë të Zotit. Muçua i muhavitur doli në ballkon, leshoi ca pasthirma me

doren të goja dhe u shtriq dy a tri herë.

Ambasadoret e kuintit ( pesshes) ishin mbledhur me një fare meraku ! Disa e dinin per të humbur , ndonjë se njihte dhe kur ju thanë se ka qënë duke fjetur e gerrhatur dy vjet su besuan vesheve. Who is this Muçua? pyeti Wizner. I pergjigjet Buçi ….” come ti posso dire, un personaggio che’ pretende se e’ capo del’ opposizione” …” ,”fak fak” prapë neper këmbe ky turfullonte Alister. “Wir warten ab und sehen jedes wort” më i kujdeshem gjermani.”Le temps perdu est l’éternité retrouvée” e mbylli me një fjalë të urtë francezja.

Edhe mileti po priste me kureshti se helbete donin të shihnin në i ka marrë per mbare shendeja, në është plakur, në është pjekur , në është thinjur?

Trokiti ora. Muçua u shfaq pak i buçkosur dhe menjehere dha lajmin e mirë. “S’ ka më ha Muço pi Muço” tani vetem punë dhe “kujt ti djegë ta mbajë” si dikur në fillore. Pastaj Muçua u zbeh dhe u bë i heshtur. Tataloshja aty pranë po e shihte me perdellim. Me fuqinë e gjumit po perpiqej të lidhej me boten e pertejme. Llampa u ndez u degjua dy here një pip pip dhe Muçua u gjend mes të gjalleve dhe të vdekurve. Beri një xhiro neper parajsë e ferr dhe pa se shumë anetarë të partisë na kishin lënë shendenë.

Muçua rrinte me sy mbyllur, një këmbe e kishte në boten e pertejme tjetren në të ketejmen. Qerratai ! Ende ne gjendje transi numeronte….kur tha 60 mije brof u zgjua…! Kaq janë matanë si kemi më i ka marrë Karonti me barkë, ti bëjmë hesapet pa ta u shfajësua. Gazetaret ishin të hutuar.Nuk ishin ndjerë asnjeherë kaq surrealë. Muçua piu pak ujë. Më pas rrefeu një tjeter force të veten atë që nepermjet gjumit të tij të lexonte gjumin e të tjerve që i shihnin si të vdekur demokratet që flenë. I treti, i treti gjeni kush është i treti u perhap kudo enigma muçoiste.

Pas dy oresh Muçua filloi të hape me gojë. Shumë kishte punuar i flihej. Babua i çoi njeriun me çeles, e kurdisi dhe ohoho gjumë shelegu, ose Muçoje. Jorushi i Tabakeve vajtonte me ballkon me lot të ngrohtë e të rrumbullakosur si qershi, nuk dihej per ato qe degjoi apo per atë qe kemi besuar.

I treti , Gazi lideri qe kerkon perspektive ju germush me paradigma morale po dikush i tha djalo nuk shpiket deti me shoshë dhe e la. Gojë marifetin Salianj nuk dihet ku e ka zënë kjo mrekulli por te gjithe po presin çdo thotë , ç’ miresi do nxjerre nga xhani?

Next Post
Lirimi i bujshëm i Endrit Dokles/ Deputetja Felaj: Ja si do hetohet gjyqtarja e Krujës dhe “Anti-KÇK”-ja

Parlamenti i flakadanëve? Felaj e prerë me opozitën: Nuk dialogohet nga frëngjitë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In