• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babo mes falenderimit dhe merzisë!

by Agron Gjekmarkaj
04/06/2022 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas javesh plot mundime që i tregohen nates së varrit, kaluan orë të qeta ku gjumi ishte gjumë shelegu e gerrhima -gerrhimë shlodhjeje. Ëndrra me mirazhe  panë sikur Babo i kishte ftuar të gjithë në Surrel dhe me doren e vet u mbushte gotat e u gatuante ! Secilit i thoshte : ha merr, nginju, mos kurse.

U  zgjuan në mengjes pak të muavitur nga perqafimi me jastekun po secili prej tyre ndihej i dlirtë e i lehtë si flutur.

Pak uri  i cimbiste dhe therje në mide.Dy feta buk pak djath e një gotë qumesht u ra butë ndersa kafeja edhe më jua qetoi trazimin.

Ditë e ditë që kerkonin, lypnin dhe gjenin emra per President, bam e-mail e bam me zarfe. Lodhja e preukupimi sepse Babo gjithçka  kishte lënë në doren e tyre kishte bërë te veten! Ai, ata pyet gjithmonë. Nuk jua prish kurrë. Ca ishin hequr. Ndonjë kishte prerje oreksi. Pagjumësi po e po.

Taos i kishin rënë rrathet poshtë syrit dhe mendimet në hermetizem  ishin çimentuar.

Mbrëme u mblodhen ashtu , jakë jakë, solemn e madheshtorë pasi nga pas oborrit të selisë së PS-së shkarkuan karrocat, zetoret, kuajt e gomeret me emrat e shumtë që kishin mbledhur.

Babo në fillim u merzit tha kush i hap të gjitha megjithëse dy tre nga ministrat u vetëofruan për ta bërë atë punë !

Ta bëjme me short tha hapim vetem 100 ! U tha u bë se fjalë e Babos është ligj. Ajo thyen gur e koka armiqsh. Zemra mbush me hove e gezim. Ambicje frymezon si askush. Ganxhë hekuri është ajo per karriera të gjata.Lum kush e kupton , lum kush i beson, lum kush e zbaton. U hap e para ! Barjami thanë një zëri ! U hap e dyta e treta e njezeta, prapë Barjami deri tek e njeqinda kudo Barjami. Në sallë ra heshtja. Merrni kuturu tha Babo edhe 10 të tjera ! U hapen edhe ato perseri doli Barjami.

Mjekrren kroi Babo. Heshtja ra kudo si muzg. Nuk pipetinte as zog as sorrë. Damo desh të kollitej por e kaperdiu duke u skuqur deri tek qepiket si barbun. Nuk thyhej ajo qetesi historike. Teksa frymarrja pezull rrinte Babo vendosi të fliste me fjalë që në ndergjegjet e Kryesise skaliteshin si urdheresat e Moisiut në gurë! Ai tha “e kam enderruar ketë ditë. Populli mendon si unë, Partia mendon si unë, Kryesia po. Ju e kishit kuptuar që unë doja Barjamin dhe unë po kaq që ju atë donit. Ky është uniteti, simbioza që armiqtë na e kanë zili. Çelsi i sukseseve tona. Erdhi dita që Pandi, Fatmiri, Braçe , Mimi , Ditmiri të mendojnë si unë dhe Bora.

Të keqin të na marrin hasmit. Sonte vazhdoi do e therras Bajramin e Republikes në zyrë , ti japë ca keshilla e ta shohë mbarë vegjelia kush i darovit keto punë”! U tha u bë. Njerzia gjet paqen e mbrothesinë. Bajrami vajti, urtë e butë ngarkuar me mirnjohje. Nga dje Babo është bërë edhe guide shpirterore si Ajatollah Komeini i cili është mbi Presidentin. Ndaj sot mbledhja që një formalitet dashurie e mirnjohje. Babo u dha doren. Ndonjerit i rrahu shpatullat. Me Nikon , Olten dhe Mimin u ndal në menyrë veçantë, “ju rritet një gjeneral dhe i dhatë vendit një President mbi palet, mirnjohja ime nuk do tu braktisë” ! Mimi psheretiu eh Bajro Bajro i vogel mu duke i madh me dole. Babo la me butësi por pa ekivok  porosinë “të gjithë në rresht sonte per votimin se perndryshe e dini vetë ju more firauner se sa ç’është e pamatë dashuria ime që shpon malet, epokat po kaq zemerimi”!

Deputet e jugut miratuan me kokë, Baçi do bënet se s’bën . Ua tha klotilda qyqja si ore nuk do ta votojmë Bomin. Ata të Vlores o Babo , quaje të bërë Barjamin.Por njerzit e keqinj që mos befshin hajer fusin gurë në rrota. Presidenti në largim Meta iku në Stamboll dhe nuk degjon të kthehet. Kushtetuta e do pa grada. Babo është zymtuar perseri. Nuk pipetin as miza. Ai kishte porositur që vigjilenca ndaj armikut të brendshem asnjë çast të mos binte por keta e kishin nenvleftesuar ” kaçakun” . Ai  të pakten deri tani ka marrë me vete çelsin e Kushtetutes dhe ju thotë na hipni ketu e shihni Stambollin more edepsezer dhe ju nxjerr gjuhen.  Babo këtë merzi nuk e kishte parashikuar. Por ai ashtu siç drejtoi  barken e Turit mes tallazeve do ta nxjerrë sonte Bajramin në breg. Grupi shyqyr që bëri mengjes të mire se sot ska më buk as ujë. Kujt i hahet e kujt i pihet kur Babo është i zymtuar xhanem?!!

Next Post
“Stop orvatjeve dhe me një pagesë ku kostot ulen me 40%”/ Rama: Kjo është leja e re e qarkullimit të mjeteve për qytetarët shqiptarë

"Stop orvatjeve dhe me një pagesë ku kostot ulen me 40%"/ Rama: Kjo është leja e re e qarkullimit të mjeteve për qytetarët shqiptarë

Comments 1

  1. Kalldrëm Vezir Pashagaj says:
    4 years ago

    O Gjek, mbete katundar, sum parrur, qytetar nuk u bane kurrë, pamvaresisht se je i pari i katundit të robve të tu me shkollë të lartë, përseri katundar safi je, megjithëse ke titull Dr. leshi e preshi nga trutë.
    Je i modës së vjetër. Je i dalë boje. E ke sahatin të kurdisur në vitin 1939….aty ku edhe perëndoi kulti juaj prek kapidoni dhe muarret malet dhe mbetet në theqafje të plotë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In