• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baballarët e divorcuar ankohen: Ish-gratë na ndajnë nga fëmijët

by Java News
16/11/2016 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjidhja e martesës, shoqëruar me përcaktimin e kujdesit për fëmijët dhe ndarjen e pasurisë, nuk është fundi i kalvarit të gjyqeve mes të divorcuarve. Një dukuri që është shtuar kohët e fundit janë edhe proceset, kësaj radhe penale, për marrje të padrejtë të fëmijës.

Bëhet fjalë për akuza që kryesisht baballarët ngrenë ndaj ish-bashkëshorteve të tyre që nuk i lejojnë të takojnë fëmijët ose që largohen jashtë vendit pa pasur një adresë të saktë. Ndonëse legjislacioni shqiptar e ka parashikuar këtë si vepër penale në nenin 127 të Kodit Penal, dispozita në fjalë sanksionon vetëm dënimin e njërit prind, që varion nga gjobë deri në 6 muaj burgim, por jo zgjidhjen e problemit.

Avokatja Blerina Dodaj shprehet: “Dispozita parashikon sankionimin e dënimit për prindin që ka shkelur vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijës, por nuk zgjidh problemin, që është realizimi i takimit me prindin që i është mohuar kjo e drejtë”.

Madje, edhe pas 2 viteve kërkimi dhe nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal, sërish njëri prind nuk ka mundur dot të takojë fëmijët e tij. Ndërsa vepra, për shkak të masës së ulët të dënimit, parashkruhet shpejt, pa dhënë asnjë efekt.

“Kemi një rast që edhe pse i kemi bërë të gjitha përpjekjet ligjore, sërish prej dy vitesh babai i fëmijëve nuk e di se ku ndodhen fëmijët e tij apo ish-bashkëshortja e tij”, tregon avokatja.

Sipas avokates, shtimi i këtyre rasteve ndikohet nga konfliktualiteti nga njëra anë mes dy ish-bashkëshortëve që divorcohen, por edhe nga procedurat e stërzgjatura në gjykatë për të bërë legjitim largimin e njërit prind së bashku me fëmijët: “Ka një kohë të konsiderueshme për hedhjen e shortit, për daljen e datës për gjyqin, provat që duhet të merren në shqyrtim dhe i bie më gjatë edhe se procesi për zgjidhjen e martesës”.

Next Post
Obama për Hillary: Nuk u shfaq kudo, si unë në fushatat e mia

Obama për Hillary: Nuk u shfaq kudo, si unë në fushatat e mia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

Një komunë priftërinjsh në Shqipërinë e Veriut, që s’donte të kishte punë me Skënderbeun

February 27, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

TABELA/ Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, autoritetet po hetojnë një takim mes miqsh që përfundoi në tragjedi

February 27, 2026
Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

Balla takon veteranët e UÇK. Certifikatë Mirënjohjeje Kuvendit

February 27, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

February 27, 2026
SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

SHBA “hap kufirin” për refugjatët, do të pranojë 4500 afrikano-jugorë të bardhë çdo muaj

February 27, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Vlerësimi i Bankës Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite për të arritur gjysmën e të ardhurave të BE

February 27, 2026
Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In