• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Babalja” si Gruevski, kërkon azil politik në Hungari

by Java News
10/01/2019 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka përfshirë edhe Hungarinë në hetimin e dosjes “Babale”, e cila një vit më parë shkaktoi mjaft zhurmë në vend. Shkak është bërë arratisja e Albert Veliut, i njohur me nofkën “Dëshmitari X”, i cili është larguar nga Kosova dhe ka kërkuar azil politik në shtetin hungarez. Për këtë arsye, gjatë hetimeve intensive prokurorët e Tiranës i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e Albert Veliut, për llogari të hetimeve që tashmë nuk po zhvillohen më pranë Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, gjatë veprimeve hetimore janë pyetur mjaft persona të tjerë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror, por edhe ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Qëllimi i Prokurorisë është të zbulojë sesi u gjet Albert Veliu nga autoritetet dhe sesi u mor dëshmia e tij për një denoncim, i cili konsiderohet nga organet e hetimit si i rremë.

Janë marrë dëshmitë e kreut të Shërbimit Informativ, i cili mbulon sektorin e drogës në vend. Ai ka treguar në fakt se, Albert Veliu nuk është gjetur nga shërbimi sekret, por ai i është vendosur shërbimit sekret në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe konkretisht nga kreu i Krimeve të Rënda të asaj kohe, Besim Hajdarmataj.

Ndërkohë është pyetur edhe Besim Hajdarmataj, i cili tha se ka qenë krejt rastësore vizita e “Babales” pranë institucionit që ai drejtonte. “Albert Veliu erdhi në zyrën time dhe më tregoi se do të zhvillohej trafik droge në qytetin e Vlorës dhe se kishte informacione të rëndësishme për këtë episod për të ndarë me ne, e për këtë arsye unë kërkova ndihmën e shërbimit sekret për të zbuluar dyshimet e denoncuara”.

Ish-kryeprokurori ka treguar se nuk kishte regjistruar procedim penal për këto rrethana, që rezultuan më tej të dyshimta dhe të paqena. Prokuroria shton se personi që rezulton të ketë folur me “Babalen”, i quajtur Agron Hyseni, nuk ka ekzistuar kurrë.

Personi me të cilin Albert Veliu improvizoi bisedën e drogës është aktori i improvizuar Fredi Alizoti, që aktualsiht gjendet në qeli. Por, sikurse thonë burime pranë Prokurorisë, hetimet janë zgjatur deri në datën 4 prill.

Pra nuk do të ketë një dorëzim të çështjes në gjykatë, derisa Hungaria t’i përgjigjet letërporosisë së Prokurorisë së kryeqytetit për dorëzimin e Albert Veliut në Shqipëri. Nga ana e tij, Albert Veliu mësohet se ka kërkuar azil politik në këtë shtet./TCH/a.meta

Next Post
Vetting politikanëve? Presidenti Meta nuk komenton iniciativën e Bashës

Meta vijon arsyetimin: Kosova, e padiskutueshme për mua deri në sekondën e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In