Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fredi Alizotin, i cili dyshohet si personi që imitoi zërin e Agron Xhafajt në dosjen ‘Babalja’. Alizoti akuzohet për ‘kallëzim të rremë’. Ndërkohë, apeli ka në fuqi edhe masën ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi. Albert Veliu, i njohur ndryshe si ‘Dëshmitari X’ tek dosja ‘Babalja’, nuk e ka ankimuar masën ‘arrest në burg’. Ai aktualisht ndodhet në Kosovë, në statusin e azilkërkuesit./a.meta