• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babalja/ Alizoti ia thotë Salianjit në sy: Bëra çfarë më the për të marrë paratë, hap kamerat kur jemi takuar në PD

by Java News
02/10/2019 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja “Babale” vijon të zbulojë pas çdo seance gjyqësore të tjera detaje nga skenari i ngritur nga “selia blu”, për të futur në kurth dhe shantazhuar ish ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pas tërheqjes së Fredi Alizotit, një nga të implikuarit në këtë çështje i cili pranoi të bëjë zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish ministrit, duket se edhe gazetari Jetmir Olldashi ka bërë hapa pas duke ngarkuar me përgjegjësi ish deputetin Ervin Salianji i cili është akuzuar për inskenimin e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, dëshmitari Alizoti ka akuzuar ish ligjvënësin Salianji duke kërkuar që të hapen arkivat e kamerave në selinë e Partisë Demokratike për të parë momentin kur janë takuar para publikimit të materialeve në media.

Teksa më herët dëshmitari ka pranuar stisjen kundrejt një shpërblimi prej 2oo mijë eurosh të premtuar nga ish deputeti, sot ka kërkuar që PD të bëjë transparente pamjet filmike.

“Je mashtrues pasi unë bëra vetëm atë çfarë më thatë dhe e bëra për të marrë paratë që më kishe premtuar se do të m’i jepje nëse unë do të shtiresha si Agron Xhafaj. Meqë pretendon se s’më njeh, të hapen kamerat e Partisë Demokratike për të parë se si jemi takuar ne para se të bënim regjistrimin”, mësohet t’i ketë thënë përball në seancën e sotme gjyqësore Alizoti ish deputetit Salianji.

Ndërkohë, pas daljes në dritë të këtyre fakteve të reja, gjyqi që u zhvillua te krimet e Rënda ka marrë një kthesë tjetër, pasi mbrojtësi i gazetarit Jetmir Olldashit, i përfshirë po ashtu në sajimin e këtij audio-përgjimi hoqi dore nga akti ekspertimit. Në këtë moment ka ndërhyrë avokati Vishaj i cili ka thënë: “Pse hoqët dorë nga aktekspertimi”.

Gjatë procesit pati kundërthënie mes phohimeve sepse janë konsultuar tabulatet ku Salianji komunikon me Babalen që në tetor kur çështja doli në prill.

Pra Salianji ka pasur komunikim me Babalen shumë kohë mëparë se sa kjo video të dilte në dritë gjë që provon se Babale ka qënë një person i rekrutuar prej tij për ti ngritur akuzë publike ish-ministrit.

Ky fakt provon edhe lidhjen midis PD dhe prokurorit Hajdarmataj që ka përdorur në mënyrë të paligjshme po të njëjtin person të njohur për precedentët penal për realizimin e përgjimeve që më pas rezultuan një bllof pa asnjë element inkriminues të vëllait të ish-ministrit.

Një tjetër pikë e fortë ishte edhe gazetari Jetmir Olldashi dëshmia e të cilit e dokumentuar gjatë pyetje në prokurori në verbalet e lexuara në gjykatë ka përplasje të forta me dëshminë e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji sot në seancë.

Olldashi ka deklaruar në prokurori se këtë video ja ka dhënë Salianji, por ky i fundit sot e ka mohuar, duke ngjallur të tjera dyshime të forta se kemi të bëjmë me një skemë të ngritur shumë kohë më parë për të sulmuar ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, seancat gjyqësore po provojnë mashtrimin publik të ndërtuar në mjediset e “selisë blu” përmes regjistreve të rreme kundrejt premtimit të një pagese prej 200 euro me qëllimin e vetëm për të goditur figurën e kundershtarit politik, ish-ministrit të brendshëm dhe drejtuesit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj.

 

Next Post
Publikohen statistikat/ Udhëtimi në zonën Shengen iu ndalua 10 mijë shqiptarëve, ja arsyet

Publikohen statistikat/ Udhëtimi në zonën Shengen iu ndalua 10 mijë shqiptarëve, ja arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In