• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘BABALE’/ Salianji rrezikon mandatin e deputetit dhe dënimin me 5 vite burg

by Java News
13/10/2018 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të merret i pandehur për “Kallzim të rremë” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe rrezikon dënimin, i cili varion nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj prokurorie, të cilat thanë se së bashku me deputetin Salianji, do merren të pandehur edhe Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Ndërkohë që është duke u verifikuar roli dhe pozicioni në këtë çështje i Florenc Hoxhës, i cili ka qënë mjaft dinamik në këtë histori, ku rezultoi se ai kishte intervistuar Fredi Alizotin, në një lokal në Tiranë, ku ai pretendonte se e kishte takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vetë Hoxha, pritet të thirret javën e ardhshme në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do japë shpjegime si person që ka dijeni për ngjarjen. Ndërkohë që shumë veprime të tjera janë lënë nga prokurorët për ti kryer.

Mandati i deputetit
Situata tashmë ka hyrë në një hinkë juridike, ku protagonistët e kësaj ngjarje nga ana e Partisë Demokratike, tashmë nuk po merren fare akuzat parësore të tyre. Pra se çfarë ka bërë Babalja dhe cilin grup kriminal drejton Agron Xhafaj në Vlorë, siç ata pretendonin, por tashmë po diskutohet ana proceduriale me qëllim mbylljen e kësaj dosje dhe daljen pa dëme nga e gjithë kjo histori në mënyrë proceduriale.

Kjo pasi nëse Ervin Salianji do dënohet nga gjykata për akuzën e “Kallëzimit të rremë”, ai automatikisht bëhet subjekt i ligjit për dekriminalizimin dhe menjëherë humbet mandatin e deputetit. Për më tepër, humbet dhe të drejtën për t’u rikandiduar në listat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ndaj tashmë halli nuk është më as tek Babalja dhe as tek Agron Xhafaj, por tek vetë vetja e tyre, tek protagonistën që sajuan këtë histori që për 6 muaj ka trazuar mendjet e shqiptarëve.

Salianji pyetet 2 orë
Deputeti i Partinë Demokratike Ervin Salinaji ka dëshmuar dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për më shumë se dy orë në lidhje me hetimet për dosjen “Babale”. Ai u fut në ambientet e prokurorisë në orën 09:30 dhe doli rreth orës 11:45. Deputeti demokrat u pyet nga dy prokurorët Përparim Kulluri dhe Genti Osmani si person nën hetim për videon e dytë të kunatit të Babales. Pas daljes nga Krimet e Rënda ai u shpreh për mediat se rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, ndërsa shtoi se ka dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera.

“Prokuroria ishte e qartë sa publiku, që rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera, që Taulanti dhe Ardi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili tregoi të gjithë historinë e tij dhe si është fabrikuar nga vartësit e Xhafajt. Videoja e dytë? Në lidhje me këtë çështje jam vendosur në dijeni në qershor. Të gjitha detajet i kam dhënë te prokuroria”, deklaroi Salinaji.

Duke dashur të nënvleftësojë dëshmitë e bashkëpunëtorit të Babales në sajesën e audio- përgjimit, Salianji i tha medias se ai besonte në zot ndërsa Rama tek Alizoti. Ky i fundit referuar videos së dytë që publikoi Salianji para dy ditësh mësohet se ka thënë para prokurorëve “bëra shaka”. Mësohet se pjesa kryesore e pyetjeve nga prokuroria për Salianjin ka qenë për videon e dytë të Fredi Alizotit që e administroi dhe e publikoi në media.

Burime për Report Tv pohojnë se Salianji ka konfirmuar për prokuroret se videon ia ka dhënë ish-polici i PD në kohën që Basha drejtonte bashkinë, Florenc Hoxha. Deputeti i PD ka thënë se nuk e mban mend saktë datën kur ia ka dhënë videon, por ka qenë pas datës 1 qershor. Ndërsa prokuroria pritet të thërrasë Florenc Hoxhën për të marrë deklarime në lidhje me videon. Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë së bashku me Albert Veliun, i arrestuar dje në Kosovë, Fredi Alizotin i prangosur pak ditë më parë dhe gazetarin Jetmir Olldashi që ndodhet në masën detyrim paraqitje.

Dy gabimet e çuditshme në dokumentet e Salianjit
Në lidhje me dosjen Babale, Salianji publikoi mbrëmë edhe disa traskipte të tjera nga përgjimet duke implikuar sërish Ballën. Deputeti Salianji ka deklaruar se dokumentet janë pjesë e dosjes zyrtare të hetimeve të prokurorisë për çështjen “Babale”, por në to ka disa gabime paksa të rënda që nuk i shkojnë për shtat një dokumenti zyrtar duke ngritur dyshime të forta.

Dokumentet e bëra publike nga deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ku janë transkriptet e bisedave telefonike të pretenduara midis Fredi Alizotit dhe disa personave të tjerë kanë dy gabime paksa të çuditshme. Fillimisht bie në sy që në kokën e të treja fletëve të dokumentit ka diçka që nuk shkon. Mbi çdo dokument shtetëror shkruhet lart në qendër “REPUBLIKA E SHQIPERISE”, çka është edhe këtu, por ka ngjitur të shkruar direkt një prapashtesë “re” dhe pas një hapësire një fjalë në anglisht “please”.

Pra mbi këto dukomente që ka publikuar Salianji shkruhet “REPUBLIKA E SHQIPERISEre please”. Kjo frazë është larg të qenit gabim ortografik dhe nuk dihet se për çfarë arsye është aty. Po kështu në një nga faqet e transkripteve tjetër numër është shkruar në dokument se është përgjuar dhe tjetër numër është në vazhdim në përgjime. Më konkretisht shkruhet në kartelë që po bisedojnë +091 me +700 dhe në transkript është biseda midis +091 me +771 dhe vetëm nga fundi fillojnë bisedimet me +700.

http://shqiptarja.com/lajm/babalja-salianji-drejt-gjykimit-per-kallzim-te-rreme-rrezikon-mandatin

ma.me

Next Post
Transformimi te Parku i Liqenit, Bashkia nis ndërtimin e molit të ri të varkave me e pa vela dhe kanoeve

Transformimi te Parku i Liqenit, Bashkia nis ndërtimin e molit të ri të varkave me e pa vela dhe kanoeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

December 31, 2025
Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

December 31, 2025
Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

December 31, 2025
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit

December 31, 2025
Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

December 31, 2025
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

December 31, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

December 31, 2025
Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

December 31, 2025
CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

December 31, 2025
17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Ndërrimi i viteve, Urgjenca: Jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë shëndetësore

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com