• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

‘Babale’/ Meta: Qeveria më transparente, opozita të bëjë akuza të faktuara që të jetë e besueshme!

by Java News
15/10/2018 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo, ka folur për dosjen “Babale”, e cila ka trazuar shumë ujërat politike në Tiranë. Për Metën për situata të ngjashme duhet një transparencë me e madhe nga qeveria që të mos lërë shteg për opozitën për të hedhur akuza. Po sipas tij dhe opozita duhet ti ketë më të faktuara akuzat që hedh kundër qeverisë, për të qenë më e besueshme.

Pjesë nga intervista

Zoti President, që prej gati dy javësh opinioni publik shikon se si dy individë me të kaluar të dyshimtë po i bëjnë publikisht ankand kryeministrit dhe shefit të opozitës, se kush ofron më shumë për ta. Si dilet nga kjo situatë e pakëndshme?

E theksoj, është e domosdoshme të kemi një qasje më transparente nga ana e qeverisë dhe një qasje më racionale nga ana e opozitës, që do të thotë se, në rast se nga ana e qeverisë do të ketë reagime më të shpejta në rastet kur ka shqetësime, kur ka denoncime nga qytetarët, kur ka ngjarje kriminale, pra që del dikush përpara përgjegjësisë në kohën e duhur, atëherë lihet më pak hapësirë edhe për opozitën apo për opinionin dyshues sepse, në fund fare, jemi në demokraci publike për të ngritur akuza ndaj qeverisë, ndaj institucioneve apo ndaj segmenteve të caktuara. Dhe së dyti, është tepër e rëndësishme që edhe opozita të jetë racionale, që do të thotë që në nismat e saj apo në denoncimet e saj të jetë sa më e mirë faktuar, me qëllim goditjen e këtyre fenomeneve, parandalimin e tyre dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre si mënyrë për të dëmtuar qeverinë apo institucionet, te të cilat ajo nuk ka besim.

Opozita akuzon Prokurorinë se po bëhet palë në këto hetime për të cilat sapo ju pyeta. A është e besueshme Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme, për ju?

Këto çështje që ju ngritët janë në hetim. Ne kemi kërkuar nga ana jonë sqarimet tona në drejtim edhe të Prokurorisë, edhe të institucioneve të tjera, sipas rastit, prej kohësh dhe në vazhdimësi për të krijuar një bindje më të plotë dhe një informacion më gjithëpërfshirës rreth këtyre fenomeneve apo rreth këtyre ngjarjeve. Këto janë çështje në proces dhe shpresojmë që edhe Prokuroria, edhe Policia e Shtetit, edhe institucionet e tjera të cilat janë të përfshira në hetimin e këtyre çështjeve, të mos kenë asnjë ndikim politik dhe të japin vendime të drejta dhe transparente, cilado qoftë kostoja e tyre, pavarësisht se kush mund të preket apo mund të cenohet sepse kjo, mendoj, do të rriste kredibilitetin e këtyre institucioneve dhe, së dyti, do të jepte mesazhe tepër pozitive për qytetarët, për funksionimin e shtetit ligjor dhe njëkohësisht edhe mesazhe të qarta për të gjithë ata persona politikë apo pranë politikës, të cilët dëshirojnë të kenë një pozicion të privilegjuar në raport me ligjin.

ma.me

Next Post
Çfarë krize prodhoi kriza e vogël e teatrit?

Profilet gjeneraliste universitare - kanceri i formimit të rinisë shqitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In