• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babale 3” dhe sfida e Prokurorisë

by Mero Baze
26/09/2018 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të tretën herë Partia Demokratike po prodhon një skenar në zyrat e saj, edhe pse me kalimin e kohës, po i bie dhe cilësia. E para, kishte të bënte me fenomenin “Babale”, eskpertiza e të cilit, nëse bashkohet dhe me hetimet e tjera dhe dëshmitë e personave të përfshirë në filmin e prodhuar në SHQUP, duhet të çojë pas hekurave edhe inskenuesit, mes të cilëve ka dhe deputetë të PD. Së paku dëshmitë e dhëna në Prokurori tregojnë se dy deputetë të PD dhe një zyrtar i saj, janë konsultuar me “Babalen” në zyrat e SHQUP, se çfarë duhet të thotë ai publikisht.

E dyta, ishte “Toyota Yaris”. Ngjarja ka autorë dhe autorët që janë në kërkim ligjërisht, janë njerëz të fotografuar në zyrën e Lulzim Bashës, i cili ndoshta dhe për t’i ndihmuar e bëri publike ardhjen e parave, ende pa mbërritur në Tiranë, duke ndryshuar dhe rrugën nga po vinin.

Historia vazhdon të mbetet pezull dhe Prokuroria, ndërsa vazhdon kërkimin e bandës së parave që e ka të identifikuar, nuk reagon për akuzat në ajër të Bashës, i cili në fakt duhet marrë nën hetim si person në dijeni.

E treta, është kjo e sotme. Një polic sharlatan, nga ata që vendosin të kërkojnë azil jashtë Shqipërisë, troket në zyrat e PD, të cilët i japin një intervistues që punon si grup i gatshëm montazhesh, dhe prodhojnë një ngjarje që nuk ka ndodhur.

Deklarata zyrtare e policisë provon se ai nuk ka qenë fare në shërbim ato data, dhe se ka prova për inskenimin e tij.

Në qendër të sulmit vënë sërisht Taulant Ballën, i cili edhe me prova shkencore, edhe me prova njerëzore, nuk ka qenë as në Krujë, as Fushë Krujë, dhe as afër tyre në Tiranë, por në Librazhd e Pogradec, së paku nga data 19 korrik deri më 21 korrik.

Kjo provohet nga dhjetra mënyra të thjeshta dhe të besueshme, përfshi dhe vetë dokumentacioni i Komisariatit të Fushë Krujës.

Sulmi ndaj tij bëhet pasi Balla është i angazhuar këto ditë në denoncimin me fakte të kompanive të kunatit të Luzlim Bashës dhe gjobat e tij për biznesin.

Por kjo është çështje tjetër.

Ajo që ka rëndësi në të tri këto ngjarje, është qëndimi i Prokurorisë dhe Policisë.

Pamvarësisht punës së saj hetimore, Prokuroria nuk mund të rrijë indiferente ndaj prodhuesve të ngjarjeve fallco për përbaltje politike, pasi po prodhon një precedent të rrezikshëm të fshehjes së të vërtetave dhe marrjes me filmat e prodhuar në SHQUP.

Në Kosovë sot policia ka arrestuar Milaim Zekën, një deputet dhe gazetar sharlatan të Kosovës. E kanë arrestuar se ka fyer dhe sharrë një prokuror që ndjek çështjen e tij. I kanë hedhur hekurat dhe është në burg.

Në Shqipëri Prokuroria duhet të vendosë standartin e fuqisë së të vërtetës në ligjërimin publik të politikanëve. Sot në burg duhet të shkojë ose Taulant Balla, ose Lulzim Basha që shpif. Në burg, në rastin e “Toyotës Yaris” duhet të shkonte ose Taulant Balla, ose Lulzim Basha. Në burg në rastin e “Babales”, duhet të shkonte ose Fatmir Xhafaj ose Lulzim Basha.

Duke mos shkuar asnjëri, në burg ka shkuar e vërteta.

Nuk mundet që në Shqipëri të prodhohen furtuna në gotë, nga kriza që ka PD për të bërë opozitë, dhe pastaj kur zbardhen që janë kot, të kalojë sikur nuk ka ndodhur gjë.

Lulzim Basha nuk bën dot as opozitë, as politikë dhe as liderin e opozitës. Ai di të bëjë vetëm nga këto që bën, d.m.th të prodhojë histori për të mbuluar marrëzitë që bën.

Sapo shpalli një listë të zezë biznesmenësh, nga ata që nuk e paguajnë më kunatin, u tremb nga reagimi i tyre dhe e shpiku një film të ri të SHQUP. Ky është problem i tij. Por problem i drejtësisë sonë, është që duhet të vendosë autoritetin e denoncimit publik në politikë, duke i treguar vendin, ose të denoncuarit, ose denoncuesit.

Fiksimi i Lulzim Bashës pas Taulant Ballës, është i kuptueshëm, pasi ai ka vite që përballet me Bashën, për shkak të aferave të Bashës dhe sidomos kohët e fundit me historitë e biznesit të kunatit të vet.

Por krijimi i traditës së prodhimit të ngjarjeve në SHQUP dhe pastaj përpjekja për t’i bërë ato legjitime në sytë e publikut, në fakt janë kanceri i jetës politike në vend, pasi zhvlerësojnë çdo fuqi të denoncimeve publike, dhe i kthejnë ato në sport ditor, për të mbuluar skandalin e radhës. Kjo “Babalja 3” e Lulzim Bashës, njësoj si dhe dy të parat, duhet të marri përgjigje ligjore. Duhet përgjigje ligjore për të çmontuar mbi të gjitha mekanizmin e ngjarjeve të prodhuara në studio marketingu të kunatit dhe të përcjella me gjoja korrektesë nga shtypi, i cili thjesht thotë çfarë i thonë.

Është një neveri të cilës dhe vetë Balla duhet të refuzojë t’i përgjigjet politikisht. Vetëm në Gjykatë dhe ndaj gjithë personazheve që e kanë prodhuar. Së paku meqë nuk kanë shkuar në burg për ato që kanë vjedhur dhe ata që kanë vrarë, të shkojnë për ato që inskenojnë.

Next Post

Balla reagon për Nuhun: Lulin e pres në gjyq, disa mediave u kam lënë Zotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In