Dhjetëra qytetarë në Britaninë e Madhe kanë protestuar përpara shtëpisë së vajzës së pretenduar të ministrit të Jashtëm rus, Serge Lavrov.
Qytetarët janë shfaqur përpara shtëpisë së Polina Kovaleva me pankarta në duar dhe kanë bërë sistematikisht thirrjet: Babai yt është vrasës, një kriminel lufte”.
Ata u mblodhën jashtë banesës së saj në Kensington, në Londrën e Jugut, për të protestuar kundër përfshirjes së Sergei Lavrov në luftën në Ukrainë.
Deputëtët kanë kërkuar që edhe Kovaleva, ti shtohet njerëzve të sanskionuar, që kanë lidhje me regjimin e Putinit.
Nëna e saj Svetlana Polyakova, 51 vjeç, thuhet se ka qenë e dashura e ministrit të Jashtëm Lavrov, 71 vjeç, për rreth 20 vjet.
Polyakova zotëron një apartament prej 5 milionë funtesh në Moskë dhe udhëton me Lavrov në çdo udhëtim jashtë vendit.
Ajo ka qenë në një avion zyrtar më shumë se 60 herë, pretendon fondacioni kundër korrupsionit FBK.
Protestuesit thonë se Polina ka përfituar nga ministri rus.
Ajo jetonte në një apartament në një qytet në Holland Park, në Londrën Perëndimore, e cila ishte në pronësi të ambasadës ruse.
g.kosovari