• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Babai që vdiq në Stamboll duke shpëtuar djalin e tij nga ISIS-i

by Aalison Pearse Stevens
30/06/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fathi Bayouth ishte një oficer dhe doktor i respektuar në ushtrinë tuniziane, por të martën mbrëma në aeroportin e Stambollit ai ishte një baba i brengosur për të birin. Doktor Bayouth, 58-vjeçar, arriti në Stamboll javë më parë për të gjetur djalin e tij, Anouarin, 26-vjeçar, i cili i ishte bashkuar Shtetit Islamik në Siri, transmeton Koha.net. Kur u informua nga ambasada tuniziane në Turqi se autoritetet turke kishin kapur Anouarin në një qytet afër kufirit me Sirinë, ai i telefonoi gruas së tij në Tunizi. Ata u morën vesh që të takoheshin në aeroportin “Ataturk” para se të niseshin për në qytetin ku po mbahej Anouarin.

Dy doktorët po shpresonin që ta kthenin djalin e tyre në shtëpi. Por pak para orës 10 të së martës mbrëma, derisa ai priste në aeroport gruan e tij, tre sulmues hodhën veten në ajër, duke lënë të vdekur 41 persona, në mesin e tyre edhe doktor Bayouthin. Vdekja e tij ishte konfirmuar të mërkurën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Tunizisë. Gruaja e tij nuk ishte lënduar nga sulmet terroriste.

Bayouth “ishte njeri bujar, i gjallë dhe shumë aktiv”, thotë Leyla Njim, 32-vjeçare, mike e ngushtë e familjes. Gjatë shërbimit të tij në ushtri, ai arriti gradën kolonel-major dhe pastaj mori udhëheqjen e departamentit të pediatrisë në spitalin ushtarak në Tunis, kryeqytet i Tunizisë. Djali i tij kishte lënë shtëpinë në fillim të vitit dhe i kishte thënë prindërve se po shkonte në Zvicër, derisa ata nuk e kishin idenë se ai po i bashkohej ISIS-it. Kur mësuan të vërtetën, babai dhe nëna u tmerruan.

Sipas një anëtari të familjes, siç shkruan New York Times, transmeton Koha.net, Anouari kurrë nuk shkoi në Zvicër, por udhëtoi për në Francë e pastaj në Turqi. Nga atje ai arriti në Irak, ku iu bashkua grupit të Shtetit Islamik, pastaj shkoi në Siri. Udhëtimi zgjati tre muaj, por kur arriti në Siri, gjërat nuk ishin ashtu siç priti ai. Djali telefonoi babanë një muaj më vonë, duke i thënë se dëshironte të kthehej në shtëpi dhe për këtë kërkoi ndihmën e babait. Anouari u vetëdorëzua te autoritetet turke në kufi me Sirinë.

Anouari, djali i doktor Bayoudhit, kishte probleme gjatë karrierës së tij. Ai studioi mjekësinë në Mauritania, pastaj studioi për pilot në një shkollë në Tunis. Ai ishte duke studiuar për biznes në kohën kur shkoi në Siri. Babai i tij ishte i tmerruar me radikalizimin e djalit, por shpresonte që ai të bashkohej me familjen. “Ai e donte djalin e tij. Do të bënte gjithçka për të. Ai shkoi atje për ta kthyer në shtëpi”, ka thënë një mik i familjes.

ma.me

Next Post

Dështojnë zgjedhjet në 35 degët e PD, akuza të deleguarve të Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi pas kritikave nga demokratët, drejtësia e SHBA rikthen publike fotot e “padëshiruara” të Trump

Vendimi pas kritikave nga demokratët, drejtësia e SHBA rikthen publike fotot e “padëshiruara” të Trump

December 22, 2025
Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin në Durrës

Qentë endacakë sulmojnë 8-vjeçarin në Durrës

December 22, 2025
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Rusia hesht për tregtarin serb të armëve që vdiq në Moskë

December 22, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Viti 2025 nuk mbyllet ashtu siç e prisnim! Astrologia Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

December 22, 2025
FOTOLAJM / Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

FOTOLAJM / Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

December 22, 2025
Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për t’i zënë vendin Altin Dumanit

Braho merr drejtimin e SPAK, BE: Vlerësojmë institucionin për qëndrueshmërinë përballë presioneve

December 22, 2025
Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

December 22, 2025
Arrestimi i Roven Zekës, emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në Tiranë

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4700 masa administrative

December 22, 2025
I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

December 22, 2025
E konfirmon ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

“Më dhunuan djalin”, 32-vjeçarja akuzon edukatoret e kopshtit, çfarë gjeti policia

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In