Një krim i shëmtuar ka ndodhur në Tiranë ku babë e bir kanë plagosur një person pas një konflikti banal. Shtetasi Helios Tarja ka plagosur me thikë shtetasin me inicialet A.B. 32-vjeç. Krimi ndodhi pasi së bashku me babain e tij, autori 24-vjeçar u konfliktua me grushte me të lënduarin.
Më datë 08.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.4, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :
– Helios Tarja, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën e “Dibrës”, së bashku me të atin, shtetasin A.T, 50 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me shtetasin A. B, 32 vjeç, ku gjatë konfliktit shtetasi Helios Tarja, ka plagosur me mjet prerës, lehtë në shpatull, shtetasin A. B, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale, “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal./JavaNews.al/a.m.