Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg F.G i cili u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës 15-vjeçare. Kodi penal parashikon që maksimumi i dënimit për marrëdhënie seksuale me persona në gjini është 7 vjet, por babait përdhunues i janë bashkangjitur edhe 3 vite dënim për shkatërrim prone.
Për F.G është aplikuar neni 65 i Kodit Penal i cili i ndalon atij të drejtën për të përfituar lirim me kusht gjatë gjithë dënimit. Sipas dëshmive të vajzës abuzimi ka ndodhur për rreth 10 muaj me radhë, ndërsa ajo është përdhunuar sistematikisht nga babai.
ma.me