• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babai më shiti për 50 mijë lekë”, Rrëfimi tronditës i 63-vjeçares: Zgjodhi burgun për të shpëtuar nga martesa

by Java News
10/01/2020 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatime Fregjaj, një 63-vjeçare, tregoi historinë e jetës së saj teje të vështirë.

Kur ishte 16 vjeç, babai e martoi pa dëshirën e saj. Martesa zgjati vetëm një vit e gjysmë dhe më pas babai dhe prindërit e bashkëshortit kërkuan divorcin e tyre.

Më tej, Fatime rrëfen se në atë periudhë, babai e kishte shitur për 50 mijë lekë, tek një familje ku do shkonte si nuse.

Nuk e pranoi martesën me djalin e asaj familjeje dhe babai vendosi ta martonte me një tjetër person. E gjendur pa rrugëzgjidhje dhe vetëm 16 vjeçe, ajo pa si rrugëzgjidhje burgun për të shpëtuar nga martesa.

Fatime bën me vetëdije dëshmi të rremë dhe dënohet me 10 muaj burg. Ajo ishte e ftuar nga Mirela Milori tek historia ime” në Tv Klan ditën e sotme ku ka  sjellë edhe historinë e trishtë.

Mirela Milori: Kur është momenti që ti hyn në burg?

Fatime: Në 21 Prill të ’76!

Mirela Milori: Për çfarë arsye?

Fatime: Isha pa u divorcuar me gjykatë me këtë të Kamzës, mua më shiti baba 50 mijë lekë në Pukë.

Mirela Milori: Si të shiti babai? Se janë të forta këto që po thua tani!

Fatime: Janë të vërteta këto që kam kaluar po të them!

Mirela Milori: Si të shiti babai për 50 mijë lekë?

Fatime: Në Pukë, për të më dhënë nuse atje. Nuk shkova dhe s’më pranoi në shtëpi, se kishte marrë lekët dhe nuk do i kthente. Mbështetje s’kisha, s’më mbështeti as tezja, as xhaxhai. Edhe me polici në atë kohë.

Mirela Milori: Pra shkove në polici?

Fatime: Po dhe më çuan në shtëpi, i bënë presionit babait dhe më futi brenda. Një natë vijnë dy burra në shtëpi, njërin e njihja po tjetrin jo. Këtë që nuk e njihja i kishte ikur gruaja. Bënë me babain muhabet, se ishin të dy pijanecë. Dhe i thonë t’ia japim Fatimen për grua meqë i iku gruaja dhe ky me ato mend, më thotë do marrësh këtë për burrë, ose do dalësh në rrugë.

Mirela Milori: Sa vjeç ishe?

Fatime: 16 e gjysmë!

Mirela Milori: Po prit se 16 e gjysmë ishte kur u martove në Kamëz?

Fatime: Isha akoma e padivorcuar nga ai tjetri. Dola të kërkoja gruan e atij me njerkun e saj. Thashë ka ardhur koha të hyj në burg, s’kisha alternativë tjetër.

Mirela Milori: Doje të hyje në burg?

Fatima: Po e bëra me qëllim të hyja në burg unë.

Mirela Milori: Po pse?

Fatime: Ose të merrja atë, ose të dilja në rrugë. Atij i vodhën orën dhe…

Mirela Milori: Ti bëre dëshmi sikur i vodhe ti orën?

Fatime: Jo, nuk e pashë që e vodhi ai, për kallëzim të rremë.

Mirela Milori: Sa muaj burg bëre për këtë?

Fatime: 10 muaj burg.

Fatime tregon më tej se 18 ditë pasi doli nga burgu, ajo qëndronte vetëm brenda në shtëpinë e babait. Ishin në situatë të keqe financiare dhe vendosi të shkonte të shiste gjak. Në spital u konfliktua me një punonjës të degës civile dhe për shkak se nuk po duronte më fjalët e tij, humbi durimin, mori një tullë dhe e goditi në kokë. Për pasojë, personi në fjalë mbeti i plagosur dhe ajo u fut edhe njëherë në burg, ku qëndroi një vit./tvklan

g.kosovari

Next Post
Reforma Zgjedhore/ Ristani ndryshe nga PD: Sistemi nuk mundëson zgjedhjet të lira, duhen demokratizuar partitë

Reforma Zgjedhore/ Ristani ndryshe nga PD: Sistemi nuk mundëson zgjedhjet të lira, duhen demokratizuar partitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026

Në 5 vjet: 22.1% rritja e çmimeve, 51.4% rritja e pagave, 24% rritja e pensioneve

April 10, 2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

April 10, 2026
Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

Me pistoletë dhe kokainë, kapet në hotelin ku qëndronte 42-vjeçari në Mamurras

April 10, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk është marrëveshja që kemi

April 10, 2026
Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

Investitorët ndërkombëtarë që largohen nga Dubai, po blejnë prona në Sarandë e Vlorë

April 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat maksimale 21 gradë

April 10, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In