• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Babai më priste në rrugë dhe më përdhunonte, humba ndienjat në shkollë”

by Java News
09/11/2016 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nxënëse e shkollës “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë është abuzuar seksualisht në rrugë nga babai i saj dhe ditën kur Fatos Gurakuqi ka kryer marrëdhënie me të bijën, kjo e fundit ka pësuar humbjen e ndjenjave, teksa ndiqte procesin mësimor.

F.G, ka treguar se në dy raste ka kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e shtëpisë dhe në disa raste jashtë saj, në rrugë, ku babai i dilte përpara dhe e fuste në vende të fshehta. Për këtë ajo nuk kishte kallëzuar më parë, duke pasur frikë nga babai i saj dhe për këtë arsye nuk i ka treguar as mamasë së saj.

Vajza në prani të një psikologeje ka treguar se është abuzuar nga babai i saj që prej muajit nëntor 2014, por në gjykatë është shprehur se ajo kishte kryer marrëdhënie me një person tjetër, pa qenë në gjendje të tregojë emrin e tij.

258632

Edhe në datën 17 nëntor 2015, pra një ditë më parë, kur ajo rreth ores 18:30 ishte duke shkuar në shtëpi e ka pritur në rrugë babai i saj, i cili para se të shkonte në shtëpi e ka futur në një vend të fshehtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale.

Pas kësaj ngjarje, nxënësja ka pësuar humbjen e ndjenjave në ambientet e klasës.

Fillimisht dëshmia e saj është dëgjuar nga mësuesja e saj kujdestare J. S. dhe më pas nga nëndrejtoresha e shkollës E.N.

Për këtë ngjarje në 31 tetor 2016 gjykata e Tiranës, dënoi me 10 vite burg Fatos Gurakuqin, pas një sërë provash të administruara në dosje.

Gjithçka është zbuluar në 17 nëntor 2015, në ambientet e shkollës pasi, F. ishte përmendur pas një humbje ndjenjash që kishte patur po atë ditë në klasë. Kur mësueset i kanë thënë se, në shkollë po vinin mjekë për ta vizituar dhe se, ndërkohë ishte njoftuar edhe babai i saj, F. kishte filluar të dridhej dhe të ndihej shumë e frikësuar, duke iu lutur mësueseve të mos lejonin babain ta kontaktonte në atë gjendje.

Nisur nga kjo gjendje e F. mësueset kanë insistuar derisa, F. iu ka rrëfyer se, ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj Fatos Gurakuqi, gjë për të cilën ajo kishte frikë.

Këtë gjë e dëshmoi edhe mësuesja kujdestare e F., shtetasja J.S. Madje, sipas tyre edhe në shkollë kur F.i kishte rëne të fikët dhe ishte përmendur ajo këmbëngulte që përse i kishim njoftuar babain e saj, nuk donte që te vinte ai dhe ishte e frikësuar. Ajo vetë u ka treguar mësueses dhe shoqes, së saj se babai kishte abuzuar me të seksualisht dhe vetëm qante.

I pandehuri ka shkuar aty, pasi ishte njoftuar nga mësuesja kujdestare J.S. se, vajza e tij nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore. Gjithashtu mësuesja e lajmëroi të pandehurin se, ishte njoftuar dhe urgjenca e spitalit, të cilët kanë shkuar në klasën ku ishte F. për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore. Fatosi pasi është futur në klasën, ku po i jepej ndihmë mjekësore vajzës së tij, ka filluar të shajë mësuesit dhe doktorët, si dhe ka dëmtuar derën e klasës së mbledhjeve duke e shëmbur atë, fakt që dokumentohet me anë të këqyrjes se vendit të ngjarjes.

Ky fakt u dëshmua edhe nga dëshmitari B.Q, mësues në këtë shkollë. Bazuar në aktin e ekspertimit vlerësues të datës 15 shkurt 2016 të kryer nga eksperti Sami Kapxhiu rezulton se, vlera e këtij dëmtimi është 16 000 lekë.

Në momentin që e dëmtuara F.G. u paraqit dhe dëshmoi u vërejt se dëshmia e saj ishte e ndikuar, pasi në kundërshtim me sa u kishte treguar mësueseve të saj dhe në kundërshtim me sa kishte kallëzuar dhe dëshmuar edhe vetë, ajo tregoi se nuk ishte babai i saj,ai që kishte kryer marrëdhënie me të, por një person tjetër, të cilën ajo nuk arriti ta tregonte.

Megjithatë, edhe në vet dëshminë e saj ajo ishte kontradiktore, duke mos arritur të jepte dot as përgjigje./ Shqiptarja.com/a.k

Next Post
VIDEO/ Kur Donald Trump “luan rolin”

VIDEO/ Kur Donald Trump "luan rolin"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In