Panairi i Policisë së Shtetit i hapur për 48 orë në Tiranë u kthye dje dhe në një vend ku i madh dhe i vogël u njoh me pajisjet e Policisë së Shtetit. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e ministrit me një djalosh, në moshë të adoleshencës. Ky i fundit mban veshur një bluzë me kanabis, ku lexon: I përhapur kudo.
“Ja si e sfidoi im bir ministrin Tahiri dhe ai as që e vuri re detajin”, tha babai që shprehej krenar për këtë.
Komentuesit thonë se kjo nuk është trimëri e madhe.
“Po për frymën e edukatës që i jep birit tënd nuk mendon,” shkruan dikush.
“Pse çfarë duhet të bënte ministri, t’i thoshte hiq bluzën dhe dalim në foto. Injorancë,” shkruan një tjetër komentues.
BW/d.i.