Guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi po hetohet për ngacmime seksuale.
Cuomo u është drejtuar tri vajzave të tij me fjalët: “Dua që ato të dine se unë asnjëherë nuk kam treguar mungesë respekti të qëllimtë ndaj një gruaje”.
“Babai juaj ka bërë gabime dhe ku kërkon falje”, shtoi ai. “Mënyra më e mirë se si mund të ndihmoj tani është të tërhiqem dhe të lejoj qeverinë të qeverisë’, tha Cuomo në mesazhin e tij. Raportohet se dorëheqja hyn në fuqi pas 14 ditësh.
Mandej detyra do ti transferohet guvernatores Kathy Hochul. Së fundmi pati një presion në rritje ndaj 63-vjeçarit Cuomo për të dhënë dorëheqjen, mes të cilëve nuk mungoi as qëndrimi i presidentit Biden.
Prokurori i Përgjithshëm i Nju-Jorkut zbuloi javën e shkuar përfundimet e hetimit, sipas të cilit guvernatori kishte ngacmuar seksualisht 11 gra, mes të cilave edhe punonjëse të administratës. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe tanimë po përballet me hetim penal. /m.j











