Klisman Nikolli, 27-vjeçari i cili ishte pjesë e strkturës së Policisë së Shtetit, por u arrestua për vjedhje në Itali, është djali i një dëshmori. Babai i të riut, Mark Nikolli, efektiv dhe rapsodi i njohur në Lezhë u vra në vitin 2003, vetëm 100 metra larg Policisë së Lezhës.
Nikolli, 46 vjeç në atë kohë, ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë në momentin që autori Martin Pjetri, i vënë tashmë në pranga, e ka qëlluar me armë zjarri.
Polici ka rënë në tokë, por Pjetri nuk është mjaftuar me aq. Ai është afruar dhe e ka qëlluar sërish Nikollin, për tu siguruar që ishte vrarë.
Arsyeja e kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja, pasi motra e Mark Nikollit kishte vrarë babanë e Marjan Pjetrit.
/e.d