• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i Kacifas dëshmon sot te Krimet e Rënda, konsulli grek takon Donika Prelën

by Java News
02/11/2018 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Krimeve të Rënda Njazi Seferi, i ka dërguar një ftesë për të dëshmuar babait të viktimës, Aleksandros Kafica. Familja e ka mirëpritur ftesën nga prokuroria. Jani Kafica, babai i viktimës pritet që sot të paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me atë që di për ngjarjen.

Familja Kacifas i dërgoi një letër prokurorit Seferi, ku kërkon rikthimin e trupit të djalit. Vrasja e minoritarit ekstremist grek solli tensione dhe deklarata të shumta mes dy vendeve në javën e fundit. 35-vjeçari Kacifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djshme konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Mësohet se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë  e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare. Ndërkohë që ditën e djeshme, mediat greke kanë raportuar se edhe në Greqi po zhvillohen hetime për këtë çështje, dhe se janë pyetur motra dhe prindërit e tij në prokurori.

Letërporosi në Shqipëri
Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Athinës të dërgojë një letërporosi në adrresë të prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku do i kërkojë kësaj të fundit të njihet me të gjitha aktet hetimore, pse jo dhe të kërkojë kryerjen e veprimeve hetimore shtesë, për dobi të palës greke.

Grekët kanë kërkuar të asistojnë me ekspertë të mjekësisë ligjore dhe ekspertë balistikë për analizimin e të dhënave të armës, por një kërkesë e tillë është refuzuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka pohuar se një gjë e tillë nuk e lejon legjislacioni shqiptar.

Njëherësh prokuroria e Krimeve të Rënda ka refuzuar të legjitimojë avokatin grek të zgjedhur nga familja e të ndjerit, duke pohuar se edhe praninë e tij, nuk e legjitimon legjislacioni Shqiptar.Nisur nga këto kushte, familja ka kontraktuar një studio ligjore shqiptare./shqiptarja

a.ç

Next Post
Portieri kosovar Muriqi luan 90 minuta me City, në 1/8 e Carabao

Portieri kosovar Muriqi luan 90 minuta me City, në 1/8 e Carabao

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In