• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i Deliajt: Aksidenti duket paradoksal, helikopteri i çertifikuar nga NATO

by A R
09/04/2016 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i pilotit Florian Delia, i cili humbi jeten në aksidentin tragjik të  6 prillit ka rrëfyer  për Ora News mes dhimbjes dhe lotëve pasionin e të birit për profesionin dhe momentet e fundit të ndarjes me të. Shpreson te zbulimi i të vërtetës së aksidentit  dhe vlerëson nderimin që iu bë veprës së djalit të tij që u nda kjo botë në krye të detyrës duke lënë pas të vetme  bashkëshorten dhe tre vajza.

Prej tre ditësh familjarët e Florian Delia një prej pilotëve që humbi jeten në aksidentin e 6 prillit kanë hapur dyert e mortit .

43 vjeçari ishte baba i tre vajzave, më e madhja 12 vjeçe dhe më e vogla 6. Mes dhimbjes për humbjen e djalit, babai i 43-vjeçarit   rrëfen çastin e fundit kur  kishte përcjellë të birin si zakonisht për në punë

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Komunikova në 7:15 kur ai dilte në punë. Merrte makinën që tani ka mbetur aty. Merrte dhe nusen e vet.

Ngjarjen e kishte mësuar  nëpërmjet televizorit, dhe deri në momentin e fundit nuk e ka besuar që një prej vikimave është i biri.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Mora vesh që është një helikopter. E dija që djali ishte në veri. Njëherë është një i vdekur, njehrë është dy. Njëherë është një i plagosur dhe doli dhe derisa në fund emrat dolën.

Nuk e di  ende shkaqet e aksidentit tragjik,  por thotë se ka besim se ngjarja do të zbardhet.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Është pak paradoksale që një mjet i testuar nga NATO dhe kur e ballafaqoj me kohën e mirë që ishte dhe kushtet më duket…nuk e di se cfarë ka ndodhur.

Pavarësisht se dhimbja është e madhe  babai i 43 vjeçarit  thotë se ndihet  krenar me respktin  qe iu bë të birit.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Falenderoj të gjithë shqiptarët që u bënë pjesë e kësaj dhimbje.

Thote se nuk i kanë munguar vizitat nga politikanet ndërsa një ditë me pare shefi i Shtabit Gjeneral major Jeronim  Baze i ka dorëzuar letrën e falenderimit të kryeministrit së bashku me cekun e sigurimit të jetës,  që do te përdoret për rritjen e tre vajzave të mitura  cilave nuk ua kanë mbajtur dot të fshehtë humbjen e të atit.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj: Për mua është goditje e rëndë, djali nuk më vjen. Për vetë mirënjohjen që po tregojnë shqiptarët, edhe politika nuk është përzjerë. Kur të dalë e vërteta…ne kemi besim se do të dali shumë shpejt.

Floriani ishte djali me i math i familjes Deliaj, ai ka një vëlla dhe një moter. Familja ka zbritur vitet e fundit në Tiranë nga Kalaja e Dodës duke ndërtuar këtë banesë. Por fati Florianin e dërgoi në banesën e fundit në një moshë fare të re.

Jah Deliaj, babai i Florian Deliaj:  Jeta e djalit, kjo është pengu kryesor. Famijët që do ti shoh për ditë duke u rritur pa baba, peng është.

gf

Ne foto: Babai i Florian Deliaj

floriani

Ne foto: Florian Deliaj, piloti qe nderroi jete nga rrezimi i helikopterit ne Shkoder

/Oranews

Next Post

Fuga: Më kanë bllokuar, kritikën për Akademinë e Shkencave e publikova në media

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In