• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i Almir Dacit tregon bisedën e fundit me të birin

by Aalison Pearse Stevens
10/06/2016 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Almir Dacit, ishimamit të xhamisë së Leshnicës, Pogradec, të akuzuar si një nga terroristët e ISIS-it në Siri, dëshmoi dje te Krimet e Rënda bisedën e fundit me djalin e tij para se të vritej në frontin e luftës.

Xhihadisti Daci rezulton të jetë vrarë disa javë më parë në frontin e luftës në Siri, por procesi penal ndaj tij vijon për shkak se Gjykata për Krimet e Rënda nuk ka një konfirmim zyrtar për vdekjen e tij.

Xhevahir Daci
Xhevahir Daci

Ai u bë i njohur dhe për disa video të publikuara në You- Tube, ku kërcënonte Shqipërinë për terror dhe sulme me eksploziv. Në sallën e gjyqit, dëshmitari 77-vjeçar Xhevahir Daci tha se prej tri vitesh nuk ishte parë me djalin e tij. Sipas tij, pas shkarkimit nga detyra si imam i xhamisë së Leshnicës, Almir Daci kishte ikur për të punuar në Arabi.

Për vrasjen e të birit në Siri, dëshmitari tha se e kishin mësuar nga një telefonatë e nuses së djalit, e cila ndodhet po në Siri bashkë me dy fëmijët e mitur të çiftit. Në seancën e djeshme dëshmoi edhe Bujar Hysa, në cilësinë e të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur. Hysa, i dënuar disa javë më parë me 18 vjet burg për “terrorizëm”, rrëfeu njohjen e tij me Almir Dacin.

XHEVAHIR DACI

“Almiri ka tre vjet i larguar. Unë kam qenë në Greqi me djalin tjetër kur ai ka ikur nga Shqipëria. Almiri më telefonoi dhe më tha ‘babi mos më kërkoni, se unë jam në Arabi’. Kjo ishte telefonata e fundit me të. Ai iku vetë i pari. Pas një muaji ka ardhur vëllai i bashkëshortes së tij, që ka marrë edhe të shoqen e Almirit. Vdekjen e djalit e kemi mësuar nga nusja e tij. Para një muaji, e shoqja e Almirit ka marrë në telefon gruan time dhe i ka thënë që Almiri është vrarë. Ata janë fetarë, edhe Almiri, edhe gruaja e tij, dhe nuk i thonë të gjitha fjalët. Nusja i ka thënë gruas sime që pas katër muajsh do të tregojë më gjatë. Tani për tani i ka thënë vetëm që ka vdekur”, tha 77-vjeçari.

Sipas tij, para se të largohej Almiri ishte imam në xhaminë e Leshnicës në Pogradec. “Atë e nxorën nga xhamia pasi ai nuk fali Bajramin në datën që thoshin të tjerët, por të nesërmen. Ata i prenë rrogën dhe e lanë pa punë dhe pa bukë për fëmijët. Madje, çelësat e xhamisë kanë ardhur dhe i kanë marrë aty në shtëpi. Kur më mori në telefon, më tha që ishte në Arabi për punë”, tha dëshmitari. Ai tregoi edhe faktin se krushku i tij, vjehrri i Almirit, i kishte shkuar në shtëpi për kafe ngushëllimi.

BUJAR HYSA

“E njoh Almir Dacin. Ai është vrarë në Siri, është shumë e sigurt. E kam dëgjuar në TV, por edhe më kanë thënë miqtë me të cilët kam komunikuar përmes telefonit. Gjyq për të vdekurit në këtë vend veç në kohën e Enverit ka ndodhur. Almirin e kam njohur në një biznes që unë kam pasur në Rrugën e Kavajës. Ai ishte besimtar. Nuk e di sesi ka ikur në Siri. Kam komunikuar me të në ‘Facebook’. Në bisedat që kam bërë me Almirin kemi folur për situatën në Siri, për vrasjet e njerëzve të pafajshëm që bëjnë ushtarët e Basharit, për përdhunimet e motrave myslimane që bëjnë ushtarët e Basharit. Ja, për këto kemi folur. Almiri shkoi në Siri për të ndihmuar vëllezërit myslimanë, për të luftuar kundër Basharit”, tha Bujar Hysa.

Panorama/d.i.

Next Post

De Biasi, formacioni pothuajse i vendosur, vetëm një dilemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Shqipëria bëhet me avion shtetëror/ Dhurata e Erdogan: Airbus 319,12 milionë euro

December 25, 2025
Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

December 25, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kërshndella të paqta në Shqipëri e përtej

December 25, 2025
VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

December 25, 2025
Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

December 25, 2025
Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

December 25, 2025
Avokati i Popullit/ Ndregjoni i zhgënjyer nga Berisha: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit…

“Avokati i Popullit që e kthen në vitin 1994”/ Besim Ndregjoni: Çorba e marrëveshjeve që e mbyti PD-në

December 25, 2025
Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

December 25, 2025
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com