• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Babai e kërkon pas 40 vitesh, vajza: Ku ishe më parë?!

by A R
01/10/2018 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vite me radhë ai nuk rreshti duke kërkuar për vajzën e saj, e cila erdhi në jetë nga një martese të dështuar. Historia e Fadil Vrionit, 70-vjeçari nga Tirana është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. I moshuari tregon në studio se nuk ka hequr dorë prej gati 20 vitesh për të gjetur Ermirën, e cila sipas tij jeton në Itali me familjen e saj, e cila sot është 43 vjeçe.

“Pasi u ndava me gruan, shkuan në gjykatë. U ndamë për mospërputhje. U ndamë me mirëkuptim, ku shkak u bë një debat me babain tim. Ajo ishte shumë e lidhur me nënën dhe babain e saj. Ne nuk flinim as në një dhomë, unë flija në dysheme. Mund të kem fjet me të 4-5 herë. Nuk vuajta nga divorci. Pas dy seancash u ndamë. Ajo kërkoi që unë mos ta takoja vajzën. E kam takuar për herë të fundit vajzën kur ishte 3 vjeçe. Di që Ermira është martuar me një Durrsak. Kur pash sot foton e vajzës, mu duk si ëndërr. E imagjinoja të imët, me flokë të gjata. Djali im i madh ka tentuar që të takohet me vajzën. I ka shkuar djali im edhe Viotelës, ish-gruas time, në shtëpi dhe ai e ka përzënë. Nëse Ermira më ndjek, unë e shpjegova se si u martuan, dhe se si shkoi puna me gjyqin. Isha i detyruar që të mos ta takoja, që ish-gruaja ime mos të ndahej nga burri. E ëma e Ermirës është në dijeni që unë e kërkoja. Më ka marrë malli edhe për thonjtë e saj, dhe flokët e zinj”, -tha 70-vjeçari, shkruan ‘BalkanWeb’.

Kaq mjaftoi që emisioni ‘Me zemër të hapur’ të lidhej me vajzën e Fadilit, e cila u bë pjesë e studios përmes një lidhje live përmes rrjeteve sociale. Ajo tha se deri në moshën 17-vjeçare kishte qenë në Tiranë dhe se babai i saj mund ta kishte takuar. Ajo tha se për babain e saj nuk kishte ndjenja, pasi nuk e njihte.
Pavarësisht këtij qëndrimi, Ermira la një rreze drite në fund të tunelit.

“Faleminderit që u interesuat për mua. E kam të dëgjuar këtë person si emër, por se njoh. Nuk arrij dot të flas përmes telefonit. Kishte shumë mundësi të tjera për të më kërkuar dhe gjetur. Pasi deri në mes të moshën 16-17 vjeçare kam qenë në Tiranë. Kam jetuar prej kohësh deri tek ‘Rruga Barikadat’. Nuk ekziston lumë, apo det që ndan prindërit nga fëmija. Skma fjalë më tepër. Çfarë kam për t’i thënë, do doja që t’ja thoja në sy atij personi. Se kuptoj se çfarë është thënë. Unë jam rritur në një familje ku ka taban, respekt dhe familja është e shenjtë. S’di se si mund ta thërras atë. Kur se njeh një person, s’di ça të thuash. S’kam çfarë fsheh, mund të dal edhe në kamera. Nuk di nga të filloj dhe nga ta mbaroj. Por dua ta pyes se ku ishet ky njeri? Ishte gjithmonë në Vorë, unë kam qenë deri në moshën 17 vjeçare në Tiranë. Si di pengesat dhe justifikimet. Unë fëmijën time, vetëm po qesh poshtë tokës, nuk mund ta takoj dot fëmijën time. Skam fjalë që të përshkruaj se çfarë kam kaluar unë që në fëmijëri, deri në ditët e sotme. Skam asnjë lloj ndjesie për atë njeri. Nëse është e mundur ai të lërë një kontakt tek ju. Do doja t’i thoja çdo gjë që kisha përbrenda. Por për momentin nuk jam gati..”, -tha Ermira.

Ndërkohë, babai i saj tha se kishte shumë gjëra për t’i thënë vajzës së tij, ndërsa e thirri disa herë atë live ‘bija ime’. “Ti je bija ime. As qielli, as toka s’të ndalon për të qenë se je bija ime. Ke dy vëllezër në Itali”. Sakaq, Ermira iu kthye babait të saj, ndërsa shtoi; “Mua më vjen të qesh, pasi vjen më thua pas 40 vitesh; bija ime”.

Nga martesa tek divorci
70-vjeçari tregon se u martua në vitin 1975 në Tiranë dhe ndërtoi familjen e re në banesën e prindërve të nuses. Nga kjo martese lindi një vajzë të cilës i vunë emrin Ermira. Kur ajo ishte ende foshnje ai dhe e shoqja shkuan në gjykatë për të bërë ndarjen. Ndërkohë vajza iu la nënës, ndërsa ai si baba thotë se nuk kishte të drejte ta takonte. Arriti ta takonte fshehurazi vetëm pak herë kur ishte shume e vogël, me pas ish-gruaja u rimartua në Durrës dhe aty u shkëputen të gjitha lidhjet mes tyre.
Jeta vazhdoi për të dyja palët, dhe sot Fadili është babai i 2-djemve. Ai u ka rrëfyer te vërteten ata me insistim kane kerkuar te njohin motrën. Pavarësisht tentativave, ata nuk mundën të lidheshin me Ermirën, e cila është e martuar dhe jeton ne Itali se bashku me bashkëshortin dhe 2 femijet. Tashmë babai i saj kërkon veç një takim me Ermirën, për të shpjeguar gjithë të vërtetën asaj.

Next Post

Horoskopi/ Këto janë shenjat më me fat për këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa i mungon Ibrahim Rugova Shqipërisë!

Sa i mungon Ibrahim Rugova Shqipërisë!

January 21, 2026
Trump: Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht! Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

Trump: Pa ne sot Europa do të fliste gjermanisht ose japonisht! Dua Groenlandën, nëse thoni ‘jo’, nuk do t’ua harroj kurrë

January 21, 2026
Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

E rëndë/ Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin në Tiranë, arrestohet drejtuesi

January 21, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

January 21, 2026
Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

January 21, 2026
Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

Policia ngre alarmin: Kujdes nga mesazhet mashtruese për gjoba automjetesh që imitojnë faqen zyrtare

January 21, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

January 21, 2026
“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

“E dua Europën, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”/ Trump: Shumë pjesë të botës po shkatërrohen para syve tanë

January 21, 2026
Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

Trump në Forumin Ekonomik të Davos: Agjenda ime 1-vjeçare solli një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjet

January 21, 2026
Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In