• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Babai” dhe “fëmijët e gjetur” në PD

by Mero Baze
04/07/2020 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po kërkon një fabulë të legjitimohet si baba nga martesa e dytë në PD. Dhe ka kaq muaj që po flet vetë dhe dëgjon vetë, se si do sillet me fëmijët e gjetur në PD, që ndërkohë i ka zbuar.

Askush prej tyre nuk i ka kërkuar të kthehet në shtëpi. Nuk kam dëgjuar askënd prej tyre, që të thotë se ‘dua të jem në ekipin e Bashës, por ai nuk më lejon’.

Përkundrazi, të gjithë që janë pyetur, kanë thënë se nuk kanë punë më me të.

Edhe Genc Rulit që i ka shkuar në shtëpi për ta ndihmuar të krijojë idenë se ribirësimi i fëmijëve të gjetur do jetë në dorë të tij, e vetmja ndihmë që i ka dhënë, është një ish- zëvendësministër i tij për të drejtuar fushatën.

Tani që ndërkohë askush nuk i ka kthyer përgjigje, apo i ka kërkuar të kthehet në PD, gjithë njerëzit e Lulzim Bashës, ata që kanë zbuar, ata që gjetën në PD, flasin për nevojën për rikthim, por si “ushtarë” në parti, të atyre që i zbuan.

Mënyra si flasin, është më poshtëruese se heshtja e deritanishme. Se heshtja të paktën miratonte zbimin. Kurse kjo lutja që ata të kthehen e të ndihmojnë Lulin, kërkon t’u diktojë atyre dhe statusin që duhet të kenë, jo më si të kthyer, por si të penduar.

Eshtë aq qesharake dhe banale e gjithë kjo, sa nuk vlen as si debat, e jo më si proces.

Një parti që vendos të hapet, duhet pikësëpari të godasë frymën e mbylljes dhe procesin që e ka shkaktuar atë.

Me Lulzim Bashën, nuk është se PD thjesht është mbyllur. PD është spastruar nga njerëz që Lulzim Basha nuk i kontrollonte dot dhe as i konkurronte dot. Thjesht, pabesisht i ka hequr nga listat e konkurrimit dhe i ka nxjerrë në rrugë.

Tani ata janë në punën e tyre, kanë projektet e tyre, dikush politike e dikush personale. Të vetmen gjë që nuk kanë në plan, është të bashkohen me Lulzimin.

Këmbëngulja  e tij për të mbajtur hapur debatin për t’i thirrur, është si të gjitha gjërat fallco të Lulzim Bashës, në stilin “më ka çu nëna me la gojën”.

Në vitin 2005, kur Sali Berisha po provonte të bëhej i besueshëm si i “ndryshuar”, filloi atë që u quajt hapje e madhe me dy kategori.  E para, qe shoqëria e Lulit dhe Argitës si garanci ndaj hapjes së vërtetë, që ishte kthimi i ish- drejtuesve të lartë të PD dhe themeluesve të saj, për t’i rikthyer në PD.

Skeptiku më i madh i fillimit të këtij procesi ishte Genc Ruli. Në një emision televiziv në janar 2005, ndërkohë që procesi kishte filluar me dyshime të mëdha, ai e quajti përpjekjen e Berishës për të demokratizuar PD, një demogogji të Berishës, duke përdorur një krahasim të rëndë: “Të kërkosh të demokratizosh PD me Berishën në krye, është si t’iu kërkoje gjermanëve të defashistizonin Gjermaninë, me Hitlerin në krye”, tha ai.

Por Berisha e kishte betejë jetë e vdekje dhe e thelloi realisht procesin, duke thirrur dhe vetë Rulin në PD, pasi u mbyll dy orë në zyrë vetëm me të.

Lulzim Basha, ndryshe nga Berisha, nuk ka qëllim as të thërrasë njeri, dhe as të krijojë një klimë konkurrence në PD. Biles për ta bërë të sigurtë këtë gjë, ai nuk ua zë dot as emrat në gojë të larguarve, duke gjetur si shpëtim faktin që në pozitat e “babait”, nuk zgjedh dot mes fëmijëve.

Babai nuk zgjedh dot vërtet, por Basha është baba nga martesa e dytë në PD. Ai mund ta ketë të vështirë të zgjedhë mes Salianjit dhe Klevesit, apo mes Gridës e Joridës, se i do njësoj, por jo mes fëmijëve të gjetur.

Ata i zboi që ditën e parë që hyri dhëndër brenda në atë parti.

Ndaj e gjithë kjo zhurmë nuk është për të kthyer ata në parti, se ata, as e kanë kërkuar këtë gjë.

E gjithë zhurma është se tani e ndjen, se bashkë me ta, kanë ikur dhe mijëra vota nga partia, dhe shpreson se duke bërë sikur kërkon të kthehen ata që ka zbuar, mund të rikthejë votat e tyre.

Në zgjedhjet e shkuara, 240 mijë votues të PD ikën bashkë me ata që zboi Basha. Të shpresojmë që vitin që vjen, do hyjë në zgjedhje, dhe të kemi mundësi të numërojmë sa i kanë mbetur.

Next Post
Kina akuzon Spanjën për koronavirusin: Ja qyteti ku virusi ka qenë prezent që në mars të 2019

Kina akuzon Spanjën për koronavirusin: Ja qyteti ku virusi ka qenë prezent që në mars të 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In