Dy filma të bashkëfinancuar nga Kosova janë pjesë e programit të Ballkanit në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. “Babai” i Visar Morinës dhe “Burrneshat” me regji të Laura Bispurit, do të shfaqen në kuadër të festivalit në Selanik, që mbahet prej 6 deri më 15 nëntor, shkruan “Koha Ditore”.
Ky festival konsiderohet si një prej më të rëndësishmëve në Evropën Juglindore dhe këtë vit organizon edicionin e tij të 56-të.
“Babai”, filmi të cilin Kosova e ka përzgjedhur si propozim për nominim për “Oscar”, dhe “Burrneshat” i cili mbështetet në romanin e Elvira Dones “Hana”, do të jenë pjesë e programit bashkë me filmat “Aferim” nga Radu Jude, “Mustang” e “Our Everyday Life”, ku luan edhe aktori kosovar Uliks Fehmiu, si dhe “Honey Night”…









