Një 17-vjeçar nga Mamurrasi rezulton i zhdukur prej disa ditësh. Denoncimi u bë në polici nga babi i tij, shtetasi me inicialet L.N.
Për momentin nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit dhe motiveve të zhdukjes së tij.
Ndëkrohë policia raporton se ka nisur kërkimet për djalin dhe po heton ngjarjen në disa pista.
“Më datë 03.07.2016, shtetasi L.N, vjeç 41, banues në Fushë Mamurras, kallëzon se, i është larguar nga banesa djali G.N, vjeç 17. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin”, raporton policia./a.m.