Gazeta serbe B92 i ka kushtuar një artikull suksesit të këngëtares kosovare Era Istrefi, por pa harruar t’i kujtojë një skandal të ndodhur dy vjet më parë në Prishtinë.
“Dy vite më parë përdhosi kishën në Prishtinë, sot ka 30 milionë shikime dhe një karrierë ndërkombëtare”, shkruan B92, duke iu referuar daljes nudo të këngëtares në kishën ortodokse, të papërfunduar. Në shkrim mes tjerash përmendet edhe suksesi me “Bon bon” dhe krahasimi i vazhdueshëm që Erës po i bëhet me Rihanën.
Era është artistja e vetme shqiptare deri tani që ka arritur të ketë sukses me muzikën e saj edhe në Beograd.
BW/d.i.