• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Kryesoret

“S’ta mban ‘b’ e vogël”, Rama i përvishet Bardhit: Xhafaj e mori detyrën me nder dhe dorëzoi me dinjitet, që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën!

S T by S T
September 26, 2024
in Kryesoret, Politikë
2
“S’ta mban ‘b’ e vogël”, Rama i përvishet Bardhit: Xhafaj e mori detyrën me nder dhe dorëzoi me dinjitet,  që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën!
0
SHARES
993
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit, vijojnë.

Rama në një reagim së fundmi, e quan Bardhin ‘B e vogël” ndërsa i thotë se “je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapo dënuari për veprën penale të Kallëzimit të Rremë”

Reagimi i plotë:

Kurse ti B e Vogël e prehrit të B-së Madhe, je një shpifës i neveritshëm i të njëjtit lloj si i sapodënuari për veprën penale të Kallzimit të Rremë. Por ndryshe nga ky i fundit, që i shërbeu trimërisht atij të cilit ti i shërben burracakërisht, duke pritur me kokën lart e me gojën hapur të të hedhë nga Penxherja e Katit të Tetë atë lëndën luftarake që pastaj ti e pështyn në mexhelis për llogari të tij, u the me të madhe shqiptarëve dhe atyre të RAI3-shit e jo vetëm atyre, se e kishe kallzuar në SPAK trafikantin e drogës që zbulove në familjen time, po në fakt, i gënjeve mu si një skuth që i vë në dispozicion bishtin e spërdredhur çdo shefi të radhës, sepse në fakt nuk bëre asnjë kallzim pikërisht për të mos përfunduar si ky tjetri, i dënuar penalisht për veprën më ekstreme të Shpifjes, Kallzim i Rremë – sepse megjithëse gjysëm burrë e gjysëm derrkuc mbi prehrin e shefit të radhës, si jurist që je ti e dije se Kallzimi yt i Rremë do të të kryqëzonte nga gozhda e ligjit si autor i një vepre penale kundër drejtësisë dhe do t’i jepje lamtumirën politikës si një kriminel me vendim gjykate!

Por unë do ta pres me durim përfundimin e hetimeve të SPAK-ut mbi trafikantin e zbuluar prej teje në familjen time dhe edhe pse nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar Noc Rrokun, do ta ndaj me shqiptarët me fakte në dorë se çfarë ushtari i pacipë i Mbretërisë së Shpifarakëve je zotrote!

Sa për Ministrin e Brendshëm që ti ma numëron për të larë gojën sot në mbrojtje të shokut shpifës që mezi prite ta heqësh qafe e që për lumturinë tënde mori nga drejtësia atë që kërkoi verbërisht (një konkurent më pak për vendin në majë të prehërit), Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij si ministër i brendshëm me nder dhe e dorëzoi me një dinjitet që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën, e sot që flasim vazhdon tu shërbejë me nder në Kuvendin e Shqipërisë atyre që ia ridhanë besimin, me aq shumë vota sa zotrote nuk do t’i mbledhësh dot kurrë bashkë në rrugën tënde prej shërbëtori, të cilën ah po, u stërbetove publikisht se do ta lije duke i dhënë lamtumirën politikës, nëse B-ja me emrin Penxhere do kthehej një ditë në atë selinë ku ti mbaje me krenari tabakanë e kafes së B-së së shkretë me emrin Lul!

Po jo vetëm nuk ike kur B-ja e madhe erdhi në seli, po vajte ti pas tij kur ai u ngjit lart në penxhere, për të vazhduar të bësh atë që të bën shërbëtorin e preferuar të të gjitha B-ve, duke të gënjyer mendja se bishti i spërdredhur i derrkucit do të të bëjë ty krye B kur të mbyllet penxhereja, por duke harruar se ti pa prehër shefi ku të ulesh, je thjesht një gjysëm burrë e gjysëm derrkuc i destinuar të zvarritesh në vijën e llumit të gojës tënde, nën vështrimin pa respekt të të gjithë kalimtarëve.

*Kaq për sot dhe atyre që më thonë pse e ul veten e merrem me një nënnjeri si ky, u them se personi i tij nuk më intereson dot asnjë sekondë të vetme, po kategoria që ai e përfaqëson me zellin e një nënnjeriu si më gojëqenefi i të tërë shërbëtorëve të Penxheresë së Katit të Tetë, ma bën të pamundur të mos e tregoj publikisht hera-herës me gisht siç e meriton, jo për veten time po për çdo shqiptar që ka taksiratin të ndjejë erën e mosozotshme të jashtënxjerrjeve të asaj goje.

Tags: kryesore
Previous Post

Salianji duhet të zhgënjehet nga Berisha, jo nga gjyqtarët

Next Post

Prapaskenat e garës për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk. Si do zgjidhet në Vjenë

Next Post
Lufta në Gaza, ministri Hasani: Shqipëria mirëpret deklaratën e SHBA, Egjiptit e Katarit për t’i dhënë fund vuajtjeve të njerëzve

Prapaskenat e garës për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk. Si do zgjidhet në Vjenë

Comments 2

  1. Lili says:
    1 year ago

    Salianji mori dënimin që meritonte…Kurse gjuha jote ndaj kundërshtarit politik,Bardhit,E përdorur nga ty,Krimineli Edi Rama i kalon kufijtë e njerëzisë…Turp për një kryeministër…Çdo gjë je ti ..por njeri s’je…Si mund të na përfaqësojë ne njerëzve të ndershëm të Shqipërisë një bashibozuk ,që në emër të pushtetit absolut që i ka dhënë vetes,të denigrojë opozitën shqiptare?!Kush je ti,që kërkon të marrësh zvarrë një popull të tërë?!Kush je ti,more që i fal territorin shqiptar Melonit për miqësi (Gjadrin)Arabëve u fal Porto Romanon,Iranit i lë të blejë territor shqiptar duke krijuar shtetin e tyre, brenda Shqipërisë!Kush je ti që i fal gjithë Shqipërinë ShBA dhe NATOS për të ndërtuar baza ushtarake në të gjithë Shqipërinë!Kush je ti që në çdo rast shkel Kushtetutën e Shqipërisë duke ndërtuar shtetin Bektashian,kur vet bektashianët janë një sekt mysliman dhe e kanë shpallur vetë Kryegjyshatën botërore në Shqipëri?!Ku i ka fermanët e Turqisë kjo Kryegjyshatën botërore që të vërtetojë se Turqia i’a dorëzoi me firmë dhe vulë këtë dokument historik?!Kush je ti që shkel mbi besën e të parëve “Besa e Shqiptarit asht Shqiptaria”(P.Vasa) E kam për turp që je kryeministri i Shqipërisë… Mallkuar qofsha unë që të kam votuar more Tradhtar

    Reply
  2. L.Xh says:
    1 year ago

    Lili, me emër femre, e me frymë e organe mashkulli, mendoj që ke tejkaluar të drejtën morale, për të kundershtuar KM-Rama. Kjo është jashtë qytetarisë. Kaq në lidhje me ju. Ju respektoj.
    Për sa lexoj në shkrim, mendoj një Revoltë te drejtë e njerëzore.
    Edhe KM jonë, njeri është, prej gjaku e mishi, dhe ka gjithë të drejtën morale, ti kundervihet me patos shpirtëror, çdo të paudhi pa moral që kuterbon erë bordelli mashkullor, si ekzemplar unikal në llojin e vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi